Kryetari i Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç theksoi se marrëveshja me shqiptarët, do të jetë e mundur vetëm pas hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për televizionin N1, Ivanoviç mbështeti idenë e Presidentit Aleksandar Vuçiç për dialogun e brendshëm mbi Kosovën dhe i kërkoi atij që të jetë më këmbëngulës sesa paraardhësit e tij Boris Tadiç dhe Vojislav Koshtunica.
“Dy të parët nuk ishin këmbëngulës. Kjo nuk është e mirë. Duhet të kishit gjithë kohën në këtë botë, deri tek çështja e së ardhmes sonë. Vuçiç duhet të hapë debate serioze”, tha Ivanoviç.
Ivanoviç beson se Serbia duhet të pranohet në BE si një vend gjithëpërfshirës, së bashku me Kosovën.