Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ivanov: Nuk tërhiqem! “Platforma” na rrezikon sovranitetin

Nga Klodiana 0

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov tha se në pajtim me Kushtetutën, nuk do ta emërojë si mandatar për konstituimin e qeverisë gjithsecilin që do të negociojë për platformat e shteteve të tjera, me të cilat rrezikohet sovraniteti, pavarësia dhe unitariteti i shtetit.

Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, Federika Mogerini, Ivanov tha se me gjendjen status quo-s në integrimin europian, Republikës së Maqedonisë i është penguar e drejta e prosperitetit dhe mundësohet ndikim i rritur i aktorëve të tjerë ndërkombëtarë.

Ivanov shtoi se hapja e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Europian do ta japin stimulimin e nevojshme për intensifikimi e proceseve reformuese në këto sfera kyçe dhe do t’i rrumbullakojë përpjekjet e BE-së për tejkalimin e krizave politike në Republikën e Maqedonisë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej