Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov tha se në pajtim me Kushtetutën, nuk do ta emërojë si mandatar për konstituimin e qeverisë gjithsecilin që do të negociojë për platformat e shteteve të tjera, me të cilat rrezikohet sovraniteti, pavarësia dhe unitariteti i shtetit.
Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, Federika Mogerini, Ivanov tha se me gjendjen status quo-s në integrimin europian, Republikës së Maqedonisë i është penguar e drejta e prosperitetit dhe mundësohet ndikim i rritur i aktorëve të tjerë ndërkombëtarë.
Ivanov shtoi se hapja e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Europian do ta japin stimulimin e nevojshme për intensifikimi e proceseve reformuese në këto sfera kyçe dhe do t’i rrumbullakojë përpjekjet e BE-së për tejkalimin e krizave politike në Republikën e Maqedonisë.