Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Iu shërbyen pacientëve me COVID-19, rezultojnë pozitiv edhe 2 mjekë në Kolonjë

Nga Klodiana 0

10 rastet e konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë për qarkun e Korçës, janë të ndara në 3 bashki të qarkut.

Në bashkinë e Kolonjës sipas burimeve janë personel shëndetësor, të cilët i kanë shërbyer rasteve të para me COVID-19 në këtë qytet.

Mjekët kanë qenë të izoluar përgjatë këtyre ditëve ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy, duke e çuar tashmë qytetin e Ersekës me 4 raste aktive.

Përsa i përket bashkisë së Korçës, ditën e sotme ka rezultuar me 7 persona të infektuar nga COVID19, burime nga DSHP, bëjnë të ditur se përveç kontakteve të afërta ka edhe vatra të reja, midis tyre edhe grupmosha të reja.

Mësohet gjithashtu se 1 prej rasteve është nisur drejt kryeqytetit. Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit e cila paraqitet me 1 rast bëhet e ditur se është kontakt i afërt me rastet e fundit në qytet.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej