Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Iu bashkuan kauzës për dhurimin e gjakut, Meta falënderon qytetarët e Kavajës

Nga Klodiana 0

Në kuadër të nismës “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Bashkia e Kavajës në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Presidenti falënderoi qytetarët kavajas dhe në veçanti të rinjtë, për angazhimin e tyre vullnetar për t’iu bashkuar kësaj kauze fisnike dhe veprimtarie humanitare.

“Një falënderim të veçantë kam sot për popullin e Kavajës, për kryetarin e Bashkisë dhe stafin e tij që iu përgjigjën apelit për të dhuruar gjak në këto ditë kur kërkesa për gjak është mjaft e domosdoshme, sidomos nga fëmijët, të cilët vuajnë nga talasemia. Por edhe nga të gjithë të tjerët, që kanë nevojë në mënyrë periodike për gjak. Solidarizimi me kauzën e dhurimit të gjakut është mjaft e rëndësishme, sidomos në këto ditë të vështira, kur kërkesat janë edhe më të mëdha, për shkak të vështirësive të krijuara nga kufizimet që ekzistojnë në lëvizjen e qytetarëve për shkak të pandemisë. Ndaj edhe ky kontribut jep sot komuniteti dhe Bashkia e Kavajës, është jashtëzakonisht i çmuar. Mirënjohje për qytetarët e mrekullueshëm të Kavajës, të cilët me shumë zemër të madhe erdhën dhe bënë sot këtë akt human!” – theksoi Presidenti i Republikës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej