Italianët film për Skënderbeun, Rimi Beqiri në rolin e heroit të madh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Italianët film për Skënderbeun, Rimi Beqiri në rolin e heroit të madh

20:00 | 02/02/2018
në Gossip
0

Është tipik zeshkan, dhe pikërisht pamja e tij e bëri për vete regjisorin italian Steven Renso që t’ia besojë rolin e Skënderbeut aktorit shqiptar Rimi Beqiri. I njohur në teatrot dhe kinematografinë italiane, Rimi Beqiri ka treguar për përvojën e tij për filmin “Kastriota”, që tashmë ka lançuar edhe trailerin.

“Ndihem krenar që regjisori ma besoi mua rolin e heroit tonë kombëtar, i njohur dhe i respektuar në të gjithë Evropën dhe jo vetëm në Evropë”, ka thënë Beqiri për KultPlus. Ky film pason filmin tjetër për Skënderbeun që ishte realizuar nga një produksion rus qysh në vitin 1953, por Beqiri ka spikatë se nëse do të duhej të realizohej një film i madh mbi këtë figurë të rëndësishme shqiptare, atëherë do të duhej t’i besohej ndonjë produksioni të madh hollivudian.

“Kastriota” është filmi i fundit që është realizuar mbi figurën e Skënderbeut, dhe pikërisht roli i Skënderbeut luhet nga ju, si ndiheni që luani një rol kaq të madh?

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Rimi Beqiri:Ndiej një përgjegjësi të madhe, por dhe një emocion të veçantë, gjithashtu ndihem dhe krenar që regjisori ma besoi mua rolin e heroit tonë kombëtar i njohur dhe i respektuar në të gjithë Europën dhe jo vetëm në Europë.
Rolet që një aktor mund të bëj janë të shumta por që unë të bëja rolin e “Skënderbeut” nuk e mendoja ndonjëherë, edhe pse në skenë kam sjellë një Skënderbe pak më “modern” se çka qenë tek filmi i fundit “capolavoro” me produksion rus të vitit 1953, ku shumica e kujtimeve tona menjëherë shkon tek ai film.

Filmi është i metrazhit të shkurtër dhe është produksion italian, na tregoni më shumë si erdhi deri te realizimi i filmit?

Rimi Beqiri: Regjisori Steven Renso, i fejuar me një vajzë nga anët e mia, dmth Tirana, duke vajtur shpeshëherë dhe duke vizituar shpeshherë Tiranën, eshte mahnitur me figuren e heroit tonë, aty pastaj është informuar disi më tepër nga të gjitha anët derisa arriti më në fund vendimit që të xhiroj një film me metrazh të shkurtër, dhe pse mos duke rrezikuar shumë, por është edhe mahnitur vetëm për të treguar një pjesë të jetës së heroit tonë me një pikëpamje artistike të tij personale.

Po roli, si erdhi deri te besimi i regjisorit që ju të luani këtë rol?

Rimi Beqiri: Unë Steven e kam njohur dhe më parë, sepse kam xhiruar diçka tjeter me të, por ai mbasi vendosi të xhirojë këtë mbi Skënderbeun, menjëherë më kontaktoi entuziast duke më treguar për këtë projekt duke më thënë që jam zeshkan, me mjekërr zeshkane dhe i ngjaj taman Skënderbeut, por dhe modern, siç e kishte menduar ai…pastaj shtoi dhe disa elemente të tjera sikurse që jam i zoti si aktor… por i lëmë mënjanë këto ahahaha, kështu që rolin do ta bëja unë sepse nuk bënte ndryshe, sespe, po të mose pranoja rolin, sipas tij, ai nuk do ta xhironte filmin.

Figura e Skënderbeut është mjaftë komplekse, dhe një film mbi të është një përgjegjësi mjaftë e madhe, për cfarë flitet në këtë film më konkretisht?

Rimi Beqiri: Në këtë film nuk flitet e gjithë jeta e tij, sepse duke qenë një film i shkurtër, regjisorit i interesonte vetem një fragment i rëndësishëm i jetës së tij, dmth momenti kur ai është si puna e Hamletit me dyshime. Momenti kur Skënderbeu zbulon prejardhjen e tij dhe pastaj nis dhe hyn në një tunel me një rrugë të vështirë: duhet të zgjedhi që të vazhdojë të rrijë si gjeneral i perandorisë të Sulltanit Murat, apo të vendos të kthehet në Shqipëri dhe të lirojë popullin e tij, e të ndjeki gjurmët e babait të tij. Në këtë mes është patjetër dhe figura e Hamzait që prezantohet si një figurë e ëndrrës së tij. Filmi është në mes ëndrrave të këqija dhe realitetit të paqartë që i paraqitet Heroit tonë.

Tashmë sapo është plasuar traileri i filmit, po për rrugëtimin e këtij projekti jeni në dijeni se si do të shkojë, kur dhe ku do të shfaqet?

Rimi Beqiri: Mendoj se njëherë filmi si shumë filma të tjerë me metrazh të shkurtër do marri rrugën nëpër festivale të ndryshme, si në vendin tonë ashtu dhe jashtë, dhe shpresojmë që të arrijë sa më lartë. Pastaj mendoj se do shfaqet edhe në disa evente të ndryshme kulturore që do zhvillohen këtu në Romë ose në disa qytete tjera të Italisë, sepse viti 2018 është dhe viti i kujtimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë.

Ku është xhiruar filmi?
Rimi Beqiri:
E kemi xhiruar në një nga malet e “Dossenas” 1200 metra lartësi me -5 gradë ftohtë, që ndodhet në një provincë të Bergamos.

Në bazë të trailerit, shihen edhe kostume të vecanta në këtë projekt, sa të kanë dhënë emocione këto pamje?
Rimi Beqiri:
Ah kostumet janë shumë të bukura dhe pse nuk janë njëlloj fare si të asaj kohe por shumë emocionuese, sepse këto lloj kostumesh të shtojnë andrenalinën e duhur dhe të bëjnë të mendosh si në atë kohë, të ndihmojnë të hysh në rol sa më shpejt dhe të mbash përgjegjësinë e atij personazhi deri në fund…në këtë rast të Skënderbeut modern.

Do të duhej të bënin kineastët më shumë për këtë figurë kombëtare?

Rimi Beqiri: Unë personalisht mendoj që po ta marri në dorë një produksion Hollyëoodian, një film të tillë, figura e Skënderbeut do të zmadhohej sa më shumë në nivelet botërore, dhe sa më shumë te njerëzit e thjeshtë dhe jo vetëm te studiuesit e historisë. Do dilte diçka madhështore.

Tashmë keni provuar ndjesinë të jeni në karakterin e Skënderbeut, sa do të dëshiroje të luaje në një film më të madh mbi këtë figurë të rëndësishme kombëtare?

Rimi Beqiri: Do ta dëshiroja shumë, por këta janë ëndrra dhe ëndrrat siç mire i dimë, jo të gjitha nganjëherë realizohen por në të shumtën e rasteve mbeten vetëm ëndrra, me këtë nuk dua të them që jam pesimist, por realiteti sot është ky, që të besh filma të bukur sidomos epik kolosal duhen shumë gjëra, por në radhë të parë duhen shumë para.

https://www.facebook.com/ScanderbegGjergjKastrioti/videos/143734236307929/



Ekskluzive: Italianët me film për Skënderbeun, Rimi Beqiri në rolin e heroit të madh

Etiketa: "Skenderbeu"Bergamofilmrimi beqiri

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Doda- Panajot Barkës: Nuk jemi si ju që vratë gra e fëmijë, kemi burrëri

Doda- Panajot Barkës: Nuk jemi si ju që vratë gra e fëmijë, kemi burrëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com