Një shtetas shqiptar, 49 vjeç, është vrarë mëngjesin e së martës në Terni të Italisë, pasi është qëlluar me armë zjarri.
Sipas raportimeve të mediave italiane, 49-vjeçari është qëlluar në bark teksa po ecte në qendër të qytetit. Si karabinierët, ashtu dhe policia kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.
Disa persona që banojnë në zonë kanë deklaruar se kanë dëgjuar klithma përpara të shtënave. Rrjedhimisht nuk përjashtohet që të ketë pasur një zënkë mes viktimës dhe agresorit.