Policia italiane ka arrestuar autorin e vrasjes së shqiptarit Demir Hyseni, teksa po përpiqej që të hipte në një traget në Bari, gati për t’u nisur në drejtim të Shqipërisë.
Sipas mediave italiane, i dyshuari për vrasjen e Demir Hysenit, është një shtetas shqiptar, i cili kishte mbërritur në Itali në datën 10 korrik, dhe me sa duket mision i tij ishte vrasja e bashkëkombësit, e më pas të kthehej sërish në vendlindje.