Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi plagosi me kaçavidë ish-të fejuarën e tij.
Mësohet se 27-vjeçarja e plagosur është dërguar me urgjencë në spital.
Mediat italiane shkruajnë se sherri mes dy ish-bashkëshortëve kishte nisur pasi gruaja kishte shkuar në shtëpinë e tij për të marrë djalin e tyre 4 vjeç, pasi kujdestaria i takonte asaj.
Ata u konfliktuan verbalisht, por ish-i fejuari, shkoi edhe më tej duke e goditur me kaçavidë.