Një krim në familje ka tronditur Bergamon në Itali, ku dy vëllezër shqiptarë janë përfshirë në një sherr në banesën e tyre mëngjesin e sotëm.
Nga sherri me thika, ka mbetur i plagosur rëndë 22-vjeçari Adelaj Dylia, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mediat italiane shkruajnë se autor i plagosjes së 22-vjeçarit është vëllai i tij i madh, 24-vjeçari Albion Dylia. Sakaq, policia arrestoi autorin pak pas ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.