Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit një shqiptar i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën pasi është përplasur me një kamion.
Ngjarja ndodhi në zonën e La Seças, Itali.
Viktimë e këtij aksidenti të rëndë është shqiptari Endri Zaimi, 25 vjeç.
Babai i dy fëmijëve ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte.
Mediat italiane shkruajnë se makina e tij tip Volvo u shkatërrua plotësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor që po hetojnë mbi rastin.
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...









