Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi në makinën me të cilën po udhëtonte janë gjetur rreth 2 kilogram kokainë e pastër.
Shqiptari me inicialet K.K, 35-vjeç, po udhëtonte në një fuoristradë së bashku me një shtetas gjerman por me origjinë greke.
Ata u ndaluan nga karabinierët për shkelje rrugore, por menjëherë shfaqën shenja nervozizmi. Policia vendosi ta kontrollojë makinën me qen anti-drogë, dhe zbuloi 2 kilogram kokainë të pastër nga e cila mund të dilnin rreth 15 mijë doza me një vlerë prej rreth 600 mijë euro nëse do të hidhej në treg.