5 skafistë shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane mbrëmjen e djeshme, pasi iu është gjetur 2 ton mariuanë në gomone.
Policia i ka arrestur ndërsa tentonin të shkarkonin drogën nën një urë në stacioni hekurudhor të komunës së Fanos në provincën e Pesaros.
Gomonia është modifikuar me dy motorra të fuqishëm jashtë bordit.
Operacioni për arrestimin e tyre është ekzekutuar nga Policia e Pesaros në bashkëpunim me atë të Ankonës e me Drejtorinë policore të komunës së Fanos.