Një shqiptar i moshës 25 vjeç është plagosur në Itali. Autorët janë dy shtetas shqiptarë të moshës 32 e 46 vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia italiane e provincës së Venecias.
Ngjarja ka ndodhur natën duke u gdhirë 2 janari në komunën Jesolo rreth orës 2.30. Dy shqiptarët e arrestuar kanë qëlluar me armë zjarri kundër 25 vjeçarit duke e plagosur në gjoks e në njërën këmbë e më pas larguar.