Dy trafikantë italianë, të cilët po transportonin me skaf 400 kg marijuanë të blerë në Shqipëri janë vënë në prangat e Guarda di Finanza.
Të arrestuarit janë Antonio Zecca 51 vjeç dhe Antonio Lococciolo 66 vjeç.
Operacioni u zhvillua gjatë mbrëmjes së të martës në Brindisi.
Autoritetet italiane, raportojnë se vlera e drogës kap shifrën e 4 milionë eurove.
Mendohet se droga e sekuestruar do të shitej më pas në shtetin fqinj.