Presidenti francez i dorëzoi sot personalisht shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare dekoratën “Komandant i Legjionit të Nderit”, më e larta e Republikës franceze.
Presidenti François Hollande i tha shkrimtarit Kadare në një ceremoni që organizoi në pallatin presidencial Élysée: “Ju jeni një avokat i apasionuar i Europës së kulturës. Ju jeni njëherazi dhe francez, europian në zemër dhe universal në shpirt.”
Ai e cilësoi Kadarenë si autorin e mrekullueshëm të historisë së Ballkanit. Dekorata “Commandeur de la Légion d’honneur” është më e larta e Republikës franceze, e cila jepet për merita të veçanta në fusha të ndryshme.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoni.
Këtë vit me këtë urdhër janë nderuar 600 persona.
Këtë nderim e kanë marrë figura të shquara ndërkombëtare si shkrimtari izraelit Amos Oz, kompozitori i shquar italian, Xhusepe Verdi, Princi Aleksandër i Serbisë, aktori amerikan, Clint Eastwood e shumë të tjerë. Me titullin “Legjion i Nderit” nga bota shqiptare është vlerësuar edhe përkthyesi i shquar, Jusuf Vrioni.