Një javë pas sulmit terrorist në Barcelonë, ku mbetën të vdekur të paktën 14 persona dhe plagosur mbi 100, një tjetër kërcënim vjen për Spanjën.
ISIS ka publikuar një video ku kërcënon se lufta ndaj Spanjës do të vijojë deri në fund të botës, ndërsa shtojnë se: Me lejen e Allahut, Al Andalus do të kthehet ajo që ka qenë dikur, tokë e Kalifatit “, shkruan Tgcom.
Në video shfaqen dy terroristë që identifikohen si “Al Qurtubi” dhe “Qbusalman Al Andalus”, lëshojnë kërcënime të ndryshme ndaj Spanjës, duke pranuar ndër të tjera se: “Nuk do t’ju lëmë të qetë kurrë!”.