Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, është arrestuar nga policia e Dibrës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Gjorica” u arrestuar 47-vjeçari me inicialet, B. O., banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë, ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.