Ish-zv.kryeministri serb: Vuçiçi po luan lojë të rrezikshme, më kujton Millosheviçin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-zv.kryeministri serb: Vuçiçi po luan lojë të rrezikshme, më kujton Millosheviçin

11:55 | 29/09/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Në veri të Kosovës situata vijon të jetë e tensionuar, kur ka nisur java e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet me shtetin serb në çështjen e targave të automjeteve. Serbë të pakënaqur e të nxitur nga Beogradi, po protestojnë atje kundër vendimit të institucioneve të Kosovës. Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë ende të bllokuara, ndërkaq njësitë speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në ato pjesë.

Radio Televizioni Kroat, HRT, përmes një debati të organizuar mbrëmë, i ka trajtuar zhvillimet e fundit në Kosovë. Zharko Koraq, ish -zëvendëskryeministër i qeverisë serbe në kohën e udhëheqjes së Zoran Gjingjiqit u shpreh se është paradoks që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka shkaktuar këtë krizë, duke thënë se veprimet e tij ia kujtojnë disi kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, transmeton Gazeta Express.

“Përvoja e gjithçkaje që ndodhi në ish-Jugosllavi na paralajmëron se duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Unë kurrë nuk mund të them se e gjithë kjo është një lojë politike që do të përfundojë në një lloj kompromisi”, tha Zharko Koraq.

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Në një univers me njerëz racionalë, siç tha Koraq, Serbia do t’i lejonte automjetet me targa të Kosovës ta kalonin kufirin dhe kjo do t’i konvenonte Beogradit, transmeton Express.

“Ai nënshkroi se një marrëveshje do të arrihej pas pesë vjetësh, dhe pesë vjet kanë skaduar. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se zgjidhja e vetme është fillimi i vendosjes së targave të përkohshme në automjetet nga Serbia, ose se automjetet nga të dy vendet mund të kalojnë lirshëm pa asnjë formalitet kufitar. Paradoksi është se këtë krizë e ka prodhuar vetë Vuçiqi. Ai e ktheu me shkathtësi disi në favor këtë çështje dhe tha se Kosova nuk ka zbatuar dispozita të tjera të marrëveshjes së Brukselit. Kjo është e vërtetë, por unë me të vërtetë nuk shoh ndonjë arsye pse kjo nuk mund të zgjidhet në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, dhe kjo është që një automjet me targa të Kosovës të kalojë nëpër Serbi. Në një univers tjetër, ku njerëzit janë racionalë, Serbia do të përfitonte nga kjo. Shumë automjete nga Kosova kalojnë vetëm përmes Serbisë sepse Kosova ka shumë punëtorë që punojnë në Evropën Perëndimore. Ata do të blinin karburant”, tha Koraq.

Ai theksoi se problemi kryesor është presidenti serb, i cili sipas tij po luan një lojë të rrezikshme për Serbinë në planin afatgjatë.

“Problemi qendror është Vuçiqi, i cili shfaqet në zonën e tretë si mbrojtës i serbëve të rrezikuar. Sigurisht, ai nuk distancohet nga Milorad Dodiku me një fjalë të vetme. Në Mal të Zi, një krizë e madhe është hapur përmes Kishës Ortodokse Serbe. Dhe tani në Kosovë. Unë jam i interesuar të dij se kur Vuçiqi do të ndalojë së prodhuari kriza, të cilat duhet ta tregojnë atë si një lloj udhëheqësi serb, të paktën në këto zona përreth. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme në planin afatgjatë. Ata duan ta vënë në fron atë. Këtë ai gjithashtu e dëshiron, si një lloj udhëheqësi i një “bote serbe” imagjinare, e cila është plotësisht e paqartë se çfarë do të përfaqësonte në të vërtetë. Është e qartë se duke prodhuar ose mbështetur krizat në rajon, ai dëshiron të promovohet si mbrojtës dhe udhëheqës i madh i serbëve. Në rrethana të tjera, në një kohë tjetër, më duhet të them se ma kujton disi Sllobodan Millosheviqin”, u shpreh ish-zëvendëskryeministri serb.

Zharko Koraq|Foto: HRT

Duke iu përgjigjur pyetjes se cilat janë interesat e Rusisë në këtë çështje, Koraq tha se Rusia po nxit konflikt, duke përmendur faktin se ambasadori rus shkoi në kufirin me Kosovën.

“Është një skandal i qartë. Aty nuk pati asnjë ambasador tjetër të asnjë shteti. Kjo, së bashku me deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, është mbështetje e madhe për Vuçiqin. Ata vazhdojnë të thonë se kjo krizë është shkaktuar nga Kosova. Nëse nuk do të kishte krizë, nuk ka gjasa që Rusia të ishte e pranishme në rajon, dhe mbi të gjitha në Serbi. Nëse nuk e ka prodhuar vetë, tashmë Rusia po e nxit konfliktin. Sjellja e Rusisë në këtë rast është e qartë dhe publike. Ata thonë: kriza u shkaktua nga Kosova, dhe të gjitha njësitë duhet të tërhiqen”, tha Koraq, i cili pyeti se pse Vuçiqi e kishte nënshkruar marrëveshjen pesë vjet më parë, nëse nuk kishte ndërmend ta zbatonte.

Nuk ka të ardhme me partinë që aktualisht është në pushtet në Serbi, beson Koraq, duke theksuar se Vuçiqi gradualisht po kthehet në politikën kriminale që ai e kishte mbrojtur.

“Ai ishte anëtar shumë aktiv i Partisë Radikale Serbe dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj. Ai flet gjithnjë e më shpesh për rrezikimin e popullit serb. Sipas tij, populli serb është i rrezikuar në Bosnje, Mal të Zi, në veri të Kosovës”, tha ai.

Për vite me radhë, kushdo që hyn në Serbi nga Kosova me automjet, duhet t’i heqë targat e Kosovës dhe t’i zëvendësojë ato me ‘targa provuese’, të cilat kushtojnë rreth 5 euro. Dhjetë ditë më parë, Kosova filloi ta aplikonte të njëjtën masë për shoferët nga Serbia, dhe kjo i ka tensionuar marrëdhëniet edhe ashtu të këqija mes dy vendeve.

Deabati në “Otvoreno”|Foto: HRT
Etiketa: Albin Kurtiish -zëvendëskryeministër i qeverisë serbekosovekryeministri i kosovesreciprociteti i targesZharko Koraç

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
I sëmurë me grip? Vuçiçin nuk e ndal sëmundja për ta takuar aleaten nga Kina

I sëmurë me grip? Vuçiçin nuk e ndal sëmundja për ta takuar aleaten nga Kina

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com