Ish-presidenti afgan: Ika për të shmangur gjakderdhjen, nuk mora para nga shteti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-presidenti afgan: Ika për të shmangur gjakderdhjen, nuk mora para nga shteti

09:45 | 09/09/2021
në Bota, Kryesore
0

Ish-Presidenti afgan, Ashraf Ghani tha të mërkurën se ai u largua nga vendi muajin e kaluar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllimin për të shmangur gjakderdhjen në rrugët e Kabulit ndërsa kryengritësit talebanë morën kontrollin e kryeqytetit. Ai mohoi të kishte marrë me vete fonde të qeverisë.

“Ika i nxitur nga punonjësit e sigurisë së pallatit (presidencial). Ata më këshilluan se po të qëndroja, rrezikoja të nxisja të njëjtat luftime të tmerrshme që qyteti ka përjetuar gjatë luftës civile të viteve 1990“, thuhej në një deklaratë të zotit Ghani.

“Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime, por besova se ishte mënyra e vetme për të ulur armët e për të shpëtuar Kabulin si dhe 6 milionë banorët e tij“, shkruante ai më tej.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

72-vjeçari Ghani tha se kishte punuar për 20 vjet për të krijuar një qeveri demokratike në Afganistan, por pranoi se nuk kishte arritur të siguronte “stabilitet dhe begati”, i njëjti rezultat që kanë prodhuar qeveritë e tjera afgane për dekada të tëra.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se e mirëpritën zotit Ghanin “nën baza humanitare”.

Zoti Ghani tha se në një “të ardhme te afërt”, do të ofronte një shpjegim më të detajuar për largimin e tij të papritur më 15 gusht, duke shtuar se “aktualisht i duhej t’u përgjigjej akuzave të pabaza se kur ishte larguar nga Kabuli, kishte marrë me vete miliona dollarë që i përkisnin popullit afgan”, sikurse tha ai.

Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se zoti Ghani u largua nga Kabuli me katër makina dhe një helikopter plot me para dhe se i ishte dashur të linte ca para, pasi nuk kishte patur vend ku t’i fuste. Agjenci të tjera lajmesh kanë njoftuar se ai dyshohet të ketë marrë 169 milionë dollarë nga arkat e shtetit, një akuzë e ngritur gjithashtu edhe nga Ambasadori i Afganistanit në Taxhikistan.

“Këto akuza janë plotësisht dhe kategorikisht të rreme“, thuhej ne deklaraten e zotit Ghani.

Ai tha se ai dhe gruaja e tij “kanë qenë të kujdesshëm me financat personale” dhe se ai i ka deklaruar publikisht të gjitha pasuritë që ka. Zoti Ghani tha se do të mirëpriste një shqyrtim nga ana e Kombeve të Bashkuara mbi financat e tij ose nga një organizëm tjetër auditues i pavarur.

Kanali i lajmeve TOLO në Afganistan publikoi një pjesë nga një intervistë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken e cila do të transmetohej mbrëmjen e së mërkurës me orën lokale.

Gazetari pyet zotin Blinken: “A e ndihmuat Presidentin Ghani të largohet nga vendi?”

Sekretari Blinken i përgjigjet: “Në bisedën që pata me të (Ghanin) një natë para se të ikte më tha se ai ishte i përgatitur për të luftuar deri në vdekje“./Voa

Etiketa: Ashraf GhaniEmiratet e Bashkuara ArabeIsh-Presidenti afganLargimi nga Afganistani

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut: Nga maji do ndodhin gjëra pozitive për Maqedoninë

Tragjedia në Tetovë, mblidhet sot me urgjencë qeveria e Zaev

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com