Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Rama pjesë e projektit Thaçi- Vuçiç të ndarjes së Kosovës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Rama pjesë e projektit Thaçi- Vuçiç të ndarjes së Kosovës

11:05 | 15/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ne jemi shtet sovran dhe e kemi gabim që presim dhe funksionojmë me mesazhet e ambasadave. Ato shërbejnë si institucione që mundësojnë bashkëpunimin midis dy shteteve dhe nuk janë qendra që kontrollojnë dhe përcaktojnë çdo politikë dhe veprimtari

Diplomati Agim Nesho, ish ambasador i Shqipërisë në OKB, në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se kambanat e alarmit të Raportit 2019 të DASH se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan bien për qeverinë aktuale, dhe se shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë dhe të mos gënjehen nga demagogët fals.

Diplomati Nesho thotë se kryeministri Rama është pjesë e projektit sekret të Rusisë dhe Turqisë për ndarjen e kufijve të Kosovës dhe Serbisë dhe se këtë e bën për famë dhe për pushtetin e tij të gjatë.

Read more

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

–Zoti Nesho, për kë janë kambanat e Raportit 2019 të DASH për Klimën ekonomike dhe investimet e huaja në Shqipëri?

– Kambanat kanë rënë me kohë për qeverinë Shqiptare e cila ka rënie në të gjithë treguesit bazë të vlerësimit të një shoqërie funksionale demokratike, si dhe në klimën e investimeve ekonomike. Vendi ynë ka treguesit më të ulët në organizatat më prestigjioze botërore si Freedom House, Transparency International, Reporterët pa kufij për lirinë e medias dhe së fundmi dhe në raportin për klimën e investimeve ekonomike.

Sot Shqipëria po vuan nga shumë fenomene negative si kapja e shtetit, korrupsioni, lidhja e krimit me politikën të cilat kanë prodhuar një pushtet gjithnjë e më tepër autoritar, gjithnjë e më tepër jo demokratik në mungesë të plotë të shtetit ligjor dhe transparencës para opinionit publik.

Duke qenë një shoqëri pa ndonjë eksperiencë në sistemin demokratik, me një mentalitet lindor të nënshtrimit ndaj liderit të radhës, ne e kemi të vështirë të dallojmë tingujt e fortë të kambanave dhe reagojmë atëherë kur topat bien dhe zjarri dhe shkatërrimi prekin çdo gjë. Mësimi kryesor nga kjo krizë është që populli duhet të marrë vetë në dorë fatet e tij, të mos gënjehet nga demagogët dhe profetët fals, të kuptojë dhe veprojë se liderët që zgjedh janë vetëm administratorë të interesave të tij dhe si të tillë mund të vijnë dhe të ikin në funksion të rezultateve të punës së tyre.

– Raporti i DASH e thekson që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan, ndërkohë që Ambasada e SHBA në Tiranë nuk e ka ngritur ndonjëherë këtë shqetësim publikisht në Tiranë. A ka qëndrime të kundërta midis DASH dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë Për Shqipërinë?

– Nuk ka qëndrime të kundërta midis DASH dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe kudo në botë. Ambasadat janë në funksion të Departamentit të Shtetit dhe realizimit të politikës së jashtme të Shtetit Amerikan. Raportet për çdo shtet janë në lidhje me shkallën e funksionimit të demokracisë, korrupsionit, lirisë së medias etj përgatiten së pari nga ambasadat në vendet përkatëse dhe pastaj përpunohen më gjerësisht duke shtuar edhe informacione dhe konkluzione të tjera të ardhura nga burime alternative të shtetit Amerikan.

Ne jemi shtet sovran dhe e kemi gabim që presim dhe funksionojmë me mesazhet e ambasadave. Ato shërbejnë si institucione që mundësojnë bashkëpunimin midis dy shteteve dhe nuk janë qendra që kontrollojnë dhe përcaktojnë çdo politikë dhe veprimtari se nuk kanë kapacitetet dhe mundësi ta bëjnë këtë gjë. Prandaj shteti i së drejtës kërkon një pushtet të balancuar, me kontroll të pushteteve dhe me pjesëmarrje të përfaqësuesve ose pjesëmarrje direkte të opinionit publik për të realizuar qeverisjen e vendit.

-Ju, si e shpjegoni mosreagimin e Ministrisë tonë të Jashtme për deklaratat e kryeministrit Zaev për planin sekret të Rusisë dhe Turqisë të ndarjes së kufijve midis Kosovës dhe Serbisë?

– Pavarësisht se si u mor opinioni, kryeministri Zaev tregoi një shqetësim të Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të ashtuquajturin plan gjithëpërfshirës të paqes midis Serbisë dhe Kosovës, plan i cili do të realizohet me shkëmbim territoresh duke krijuar zona me ndarje të pastra në linja etnike. Me të drejtë, kryeministri Zaev vuri në pah se ky skenar ishte i rëndësishëm për të krijuar një precedent të rrezikshëm në Ballkan që pasojat e tij do të ndiheshin në Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fatmirësisht, ky plan famëkeq i prodhuar në Serbi dhe i përkrahur në Rusi, mori goditje vdekjeprurëse nga fuqitë e mëdha evropiane si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, të cilat jo vetëm nuk e pranuan planin por nëpërmjet ‘Samitit të Berlinit’ u përpoqën të jepnin edhe një zgjidhje racionale në rikthimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ky plan famëkeq në dëm të interesave kombëtare dhe rihapjen e një çështje të mbyllur tashmë si çështja e Republikës së Kosovës u përkrah edhe nga presidenti Thaçi, një figurë e konsumuar tashmë që mendon se është ‘pronar i Kosovës’ dhe mund të përfaqësojë sovranitetin e vendit. Veprimet e tij duken të sforcuara, të kontrolluara dhe në shërbim të interesave personale. Parlamenti i Kosovës me zgjuarsi e korrigjoi këtë situatë, e cila nga zelli i iniciatorëve të saj, duket akoma nuk ka përfunduar si proces.

Realizimi i këtij skenari do të hapte “Kutinë e Pandorës” në Ballkan dhe do të krijonte një ndarje të re gjeopolitike ku influencat e Rusisë, Turqisë etj., do të shtriheshin. Turqia ka kohë që ka shprehur hapur interesat e saj në Ballkanin Perëndimor sidomos në Bosnjë, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk ka guxuar dhe nuk ka kapacitete të ndërhyjnë në një projekt perëndimor, ku vetë popujt e këtyre vendeve kanë vendosur të ardhmen e tyre. Këto influenca deri tani ajo është përpjekur t’i zgjerojë me blerjen e elitave politike të korruptuara, të cilat shprehin simpati për regjimet autokratike e liberale. Nga ana tjetër Turqia duhet të jetë futur si garanci dhe kundërpeshë për Serbinë, e cila si në shumë raste ka manipuluar elitat shqiptare për lavdi dhe pushtet. Plani B që kemi dëgjuar në deklaratat e presidentit Thaçi nuk është vetëm bashkimi me Shqipërinë por edhe garancia e Turqisë në variantin e ‘Qipros Veriore’.

Kancelarja Merkel do të mbetet në historinë e Evropës si kancelaria e hekurt që ndaloi një luftë të re në Ballkan. Pse ministria jonë ë jashtme nuk ka reaguar pas deklaratave të Zaev?

Për dy arsye:

Së pari, kryeministri Rama është pjesë e projektit dhe

Së dyti, se ai institucion sot është kthyer në një zyre shërbimesh të kryeministrit të vendit.

-Mendoni se kryeministri Rama ka patur dijeni për këtë plan të fshehtë të Putin dhe Erdogan dhe e ka mbështetur Presidentin Thaçi?

– Kryeministri Rama është pjesë e projektit dhe këtë gjë ai e ka pranuar publikisht. Ai nuk është nacionalist dhe nuk ka qenë asnjëherë i tillë nga formimi dhe jeta e tij prej artisti. Ajo që e ka bashkuar në këtë projekt është vetëm fama dhe pushteti i gjatë. Këtë pjesë të karakterit të tij kanë eksploruar ideatorët e skenarit duke mundësuar fillimisht miqësinë e tij me Vuçiç. Kanë qenë këshilltarët “multi-funksionalë” që e kanë futur në këtë skemë. Konsumimi nga pushteti si dhe dështimi i projektit të Rilindjes e kanë shtyrë atë drejt një projekti pa rrugëdalje. Projekti Vuçiç-Thaçi-Rama mbahet akoma në këmbë nga shpresa se mos administrata Amerikane mund ta marrë në konsideratë pas 2020. Këto janë grahmat e fundit të lobistëve, të cilët shikojnë paratë, jo pasojat e një projekti. Sado të jenë dëshirat për një zgjidhje të re ballkanike, një ‘grand bargain’ që të kënaqë të gjitha fuqitë rajonale (Rusinë, Turqinë, etj), logjika të çon që politika e jashtme Amerikane nuk mund të humbasë diçka që tani e ka fituar dhe i përket historisë. Ky ishte edhe mesazhi i qartë i Presidentit Klinton në 20-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Etiketa: Ambasada e SHBA në TiranëDiplomati Agim NeshoIsh-ambasadori i Shqipërisë në OKBkosoveSerbiTirane

Të Lidhura

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

nga 27
23:31 | 04/02/2026
0

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

nga 27
22:41 | 04/02/2026
0

InsideStory realizoi analiza për konstatimin e metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin. Në...

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

nga 27
22:21 | 04/02/2026
0

Vdekja e një gruaje 65-vjeçare në Belsh, pas kafshimit nga një qen rruge, nuk është thjesht një tragjedi. Është një...

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

nga 27
22:07 | 04/02/2026
0

Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht...

Para
Agron Shehaj: Në fshehtësi qeveria jep tjetër koncension abuziv

Agron Shehaj: Në fshehtësi qeveria jep tjetër koncension abuziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

23:31 | 04/02/2026
Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

22:41 | 04/02/2026
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

22:21 | 04/02/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

22:07 | 04/02/2026
Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –
  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –
  • Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –
  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –
  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com