Irani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi

12:42 | 28/03/2021
në Bota, Kryesore
0

Kina dhe Irani duan të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve nënshkruan një marrëveshje të planifikuar për 25 vjet.

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ministrat e jashtëm të të dy vendeve Mohammad Xhavad Sarif dhe Vang Yi nënshkruan dokumentin, që rregullon „bashkëpunimin politik, strategjik dhe ekonomik” mes Iranit dhe Kinës. Me këtë është hapur rruga për investime miliardëshe të Kinës në Iran. Në këmbim Irani do t‘i shesë naftë me çmim të leverdisshëm Kinës. Është planifikuar edhe bashkëpunimi  në fushën ushtarake. Presidenti i Iranit Hassan Rohani e cilësoi bashkëpunimin me Kinën si strategjik: “Ne e duam Kinën si një partner të madh tregtie të Iranit”, theksoi Rohani në takimin me ministrin kinez Vang Yi.

“Marrëdhëniet tona me Iranin nuk do të influencohen prej situatës aktuale, por janë afatgjata dhe strategjike”, deklaroi ministri i Jashtëm i Kinës, sikurse njoftojnë agjencitë iraniane të lajmeve. Ndryshe nga shtete të tjera Irani „nuk i ndryshon marrëdhëniet me vende të tjera përmes një telefonate”, tha Vang.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Dy rivalë të SHBA-së afrohen më shumë

Jemi të mendimit, që marrëveshja mund të kontribuojë me „mjaft efikasitet për thellimin e raporteve kinezo-iraniane”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Chatibsadeh. Zëdhënësi kujtoi vizitën e presidentit kinez Xi Jinping para pesë vitesh në Teheran, ku u vendos guri i themelit për marrëveshjet e zgjeruara të bashkëpunimit. Kjo shënon edhe një një afrim të dukshëm mes dy rivalëve të rëndësishëm të SHBA-së. Për Kinën marrëveshja me Teheranin është pjesë e një nisme mjaft ambicioze të saj One Belt, One Road, që lidhet me akset historike tregtare të rrugës së mëndafshit. Aktualisht Kina është partnerja më e rëndësishme tregtare për Iranin dhe aleatja afatgjatë e republikës islamike. Qeveria në Pekin më 2016 premtoi, rritjen e tregtisë bilaterale brenda dhjetë vjetësh në 600 miliardë dollarë, duke e dhjetëfishuar atë.

Krizë e ashpër ekonomike

Përpara se SHBA më 2018 në mënyrë të njëanshme doli nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin duke vendosur sanksione të reja ndaj këtij vendi, Kina ishte blerësja më e madhe në botë e naftës iraniane. Irani për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA përpara tre vjetësh, ndodhet në një krizë akute ekonomike, që është ashpërsuar edhe prej pandemisë së koronavirusit. Përderisa duket se as presidenti Joe Biden nuk ka ndërmend t’i shfuqizojë sanksionet, qeveria iraniane orientohet më shumë tek Kina dhe Rusia. Ashtu si Kina edhe Rusia është partnere e marrëveshjes ndërkombëtare atomike me Teheranin. Të dy këto vende e kanë dënuar daljen e SHBA nga marrëveshja atomike si dhe sanksionet e vendosura më 2015 ndaj Iranit. Biden ka shprehur gatishmërinë që SHBA të rikthehen tek kjo marrëveshje. Por kundrejt Kinës edhe ai si demokrat ka një qendrim të prerë. Biden tha, se ka folur personalisht me presidentin kinez Xi dhe i ka thënë atij, që SHBA „nuk do konfrontim” me Pekinin. “Megjithatë ne e dimë, që do të ketë një konkurrencë të fortë.”

Vizita e ministrit të Jashtëm kinez Vang në Teheran pasoi pak ditë pasi ai priti në qytetin jugor të Kinës Guilin homologun rus Sergej Lavrov. Edhe marrëdhëniet ruse me Uashingtonin ndërkohë janë të tensionuara. Në grindjen lidhur me deklaratat e Biden lidhur me presidentin Putin, Kremlini ndërmori hapin e rrallë të tërheqjes për konsultime në Moskë të ambasadorit rus në SHBA javën e kaluar.

Etiketa: bashkëpunimIranikinamarrëveshje afatgjatë

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Sulm me bombë në një kishë në Indonezi, plagosen 14 persona humbin jetën dy autorët

Sulm me bombë në një kishë në Indonezi, plagosen 14 persona humbin jetën dy autorët

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com