Intrigat e korrupsionit me emrin “Bordi i Transparencës”

0
243

Nga Enver Bytyçi

Emërtimi “Bord i Transparencës” në fakt fsheh intrigën e korrupsionit. Kjo do të thotë se ky bord u krijua nga Edi Rama pikërisht për të fsheh elementët themelorë ku bazohet vendimi i këtij bordi, i cili në vend që t’i ulë, i ngre çmimet çdo javë.

Madje jo vetëm kaq! Ishte vetë kryeministri që nxiti ato gjasme protesta para kryeministrisë, që të dilte si “shpëtimtar” në “situatë lufte” “për të ndaluar rritjen e tmerrshme të çmimeve”! Dhe pas kësaj ngriti Bordet e Transparencës! Tashmë “me transparencë” shqiptarët paguajnë më shumë para për karburantet, edhe pse çmimi i tyre ulet në tregun ndërkombëtar. Do paguajnë 500 lekë për një kg vaj lule dielli e kështu me radhë. Nuk ka produkt ushqimor dhe energjitik që nuk është rritur me vendim të “Bordeve të Transparencës”, pa shpjeguar asnjëherë arsyen e rritjes së këtyre çmimeve!

Kjo metodë auto dhe kleprokratike e drejtimit të shtetit në Shqipëri ka krijuar dy realitete jo demokratike dhe po konsolidon politikat anti-popullore të Rilindjes. Së pari, rrit kontrollin e qeverisë në zhvillimin e ekonomisë, si dhe çmimeve duke krijuar kësisoj një ekonomi të centralizuar.

Së dyti, kkrijoi edhe një strukturëv tjetër korruptive në zingjirin e shumë strukturave të tilla të shtetit shqiptar. Korrupsioni në këtë rast zhvillohet midis kryeministrit dhe oligarkëve. Çmimet vendosen në fakt para se të merren vendimet e bordeve. Ato I vendos kryeministri në bashkëpunim me sipërnarrësit më të fuqishëm në energjitikë, karburante dhe tregëtinë e mallrave ushqimore. Më pas bordet thjesht urdhërohen të marrin vendimin përkatës pa transparencë, edhe pse quhen “Borde të Transparencës”!

Cilësori i “Transparencës” përdoret si maskë për të fsheh korrupsionin shtetëror me sipërmarrësit! Të dy palët ndajnë fitimin! Paratë i paguajmë ne qytetarët!