Intervista për FIFA, Edy Reja: Nëse skuadra më ndjek, arrijmë gjera të rëndësishme

Duhet të lëçisni

5 të vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 5 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar...

Nesër rrebeshe shiu dhe dëbore, moti i keq gozhdon Shqipërinë

Meteorologia e Metoalb, Adjola Bani këtë të martë ka bërë një panoramë të përgjithshme në lidhje me situatën e kushteve atmosferike në të cilën...

Spiropali, probleme me justifikimin e pasurisë

Elisa Spiropali u zgjodh ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në dhjetor 2018, me ndryshimet që përfshinë kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas protestës...

Nuk është mish derri, por kodi i Ndragheta-s (film)

Nga Enkel Demi Ka një zakon rilindas që pas çdo skandali kërkohet qesharakja, në mënyrë që e pabëra të bëhet e pabesueshme. Kështu u reagua...

Shqipëria arriti objektin e parë nën drejtimin e Edy Reja, siguroi kreun e grupin në Ligën e Kombeve duke fituar një pozicionim më të mirë në edicion e ardhshëm të këtij turneu, kalon në Grupin B. Ky është vetëm hapi i parë, pasi Shqipëria synon që me italian në stol të përsëris atë që arriti me De Biasi, të kualifikohet në një turne madhorë, objektivi kryesorë është “Euro2024”. Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA, Edy Reja ka folur për gjithçka, duke nisur nga Liga e Kombeve, ku kuqezinjtë u renditen në vendin e parë:

Fituat grupin tuaj në Ligën e Kombeve dhe siguruat ngjitjen në Ligën B. Çfarë mësuat rreth skuadrës tuaj në këtë aktivitet?
“Liga e Kombeve ishte një eksperiencë interesante. Çdo skuadër ka një qasje të ndryshme ndaj futbollit, që do të thoshte që duhej të përshtateshim ndaj kundërshtarit në më shumë se një rast. Ne u përgatitëm mirë për ndeshjet tona dhe morëm një përgjigje të mirë nga ekipi. Mua më pëlqeu mënyra se si u përshtatëm në taktika të ndryshme dhe më bëri përshtypje sjellja e lojtarëve të rinj, të cilët treguan vlerat e tyre. Ishte një kënaqësi e vërtetë pasi më duhet të pranoj se isha pak i shqetësuar para këtyre ndeshjeve. Për lojtarët e lindur mes viteve 1999 dhe 2001, të cilët nuk kanë shumë eksperiencë, arena ndërkombëtare mund të ketë qenë një sfidë e madhe, të përfaqësosh vendin tënd është një përgjegjësi e madhe dhe një sfidë e fortë. Por ata u treguan të guximshëm dhe zëvendësuan denjësisht lojtarë që ishin jashtë skuadre për shkak të COVID-19 apo dëmtimeve”.

A kishte ndonjë gjë që nuk ju pëlqeu dhe që po shihni të përmirësoni para fillimit të kualifikueseve të Kupës së Botës?
“Mua nuk më pëlqeu fakti se ne humbëm përqëndrimin pasi fituam një ndeshje dhe nuk treguam aq shumë vendosmëri. Nuk mund të relaksohesh dhe të humbasësh përqëdnrimin në këto nivele, pasi atëhërë ti nuk jep më maksimumin, dhe kjo i jep edhe kundërshtarëve më të dobët mundësinë për të të goditur. Kur jemi të relaksuar ne na mungon agresiviteti që na nevojitet për të arritur rezultate. Ne ishim në telashe ndaj Bjellorusisë, duke pësuar një gol budalla pasi ishim në avantazh 2-0. Nëse ne duam të rritemi dhe të bëhemi më të mirë, ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje dhe të jemi më të fokusuar”.

Shqipësia u kualifikua në Euro 2016, por pastaj nuk ia doli të përsëritej në kualifikueset e Rusi 2018 dhe Euro 2020. A mendoni se kemi një mundësi realitet për t’ia dalë në Katar 2022?
“Ne kemi treguar se jemi një ekip konkurrues. Objektivi ynë është që të përmirësohemi sa më shumë që të jetë e mundur. Ne duhet të vendosim si objektiv kualifikimin dhe ta kthejmë këtë në një ëndërr tonën, pasi duhet të besosh në objektivat e tu. Nëse kjo skuadër beson dhe më ndjek mua, atëherë mund të arrijë gjëra të mëdha. Rruga jonë padyshim do të përcaktohet nga shorti, por ëndrrat mund të bëhen realitet. Nëse nuk e beson, atëherë nuk mund të bësh gjëra të mëdha”.

 

 

Ju keni kaluar thuajse dy vite në futbollin shqiptar tashmë, Sa larg mund të shkojë dhe çfarë përmirësimesh mund të bëni?
“Futbolli shqiptar po rritet gjatë gjithë kohës dhe Federata meriton mirënjohje për punën që po bën, sidomos nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe zhvillimin e burimeve njerëzore. Kam qenë në shumë ndeshje dhe niveli është i mirë, por ka vend për përmirësim nga pikëpamja taktike. Duhet bërë shumë sa i përket mendësisë, planit të ndeshjes dhe përgatijes fizike.”

Keni kaluar gjithë karrierën duke drejtuar klube. Çfarë ju bëri të vendosni për një detyr në një kombëtare?
“Kam pasur një karrierë të gjatë si trajner, tani janë bërë 41 vite, dhe mendoj se mora gjithçka që desha nga futbolli i klubeve. Kisha arritur limitin tim, por jo sa i përket motivimit dhe ambicieve. E kam nisur me klube të vogla dhe gradualisht kalova në skuadra më të mëdha. Dua të jem i sinqertë dhe them se unë kam arritur gjithmonë objektivat që kërkoja. Nuk kam dështuar asnjëherë. Kishte ardhur momenti të thosha “stop”. Unë dëshiroja të drejtoja një ekip kombëtar pasi ishte pjesa e fundit që mbetej për të kompletuar eksperiencën time futbollistike. Kur Shqipëria më bëri një ofertë, isha shumë i lumtur ta pranoja, Dëshiroja të dija si është të drejtosh një ekip kombëtar dhe problemet që lindin me të, pasi sigurisht nuk është njëlloj si të drejtosh një klub, kur ke lojtarët në dispzicion gjatë gjithë kohës. Me një ekip kombëtar, ke vetëm një javë apo 10 ditë për t’i stërvitur dhe duhet që shpejt të kuptosh se kush është në formë e kush jo, është një punë shumë stimuluese”.

Keni punuar në shumë klube më të vogla dhe i keni ndihmuar që të bëjnë shumë progres. A e shihni këtë si një sfidë më të madhe se sa për të marrë drejtimin e një klubi të mëdh dhe për ta mbajtur në majë?
“Kur fillova të drejtoja, unë dëshiroja që të isha në një klub të madh si Interi dhe Juventusi. Por nuk kam drejtuar skuadra të vogla, Unë kam kam marrë drejtimin e skuadrave që kanë rënë në Serinë B ose që kanë qenë në vështirësi në Serinë A, si Bolonja, Xhenoa, Verona apo Kaljari. Ata ishin klube të një standarti të caktuar që po kalonin një perriudhë të vështirë. Unë kam arritur objektivat e mi kudo që kam drejtuar. Kam ngjitur skuadra nga Seria B në Serinë A katër herë. Kam bërë progres me Lacion dhe Napolin, të cilët i çova në Kupën UEFA, që ishte një arritje e madhe. Kam fituar kënaqësi shumë të mëdha nga kjo dhe shpresoj që ky rrugëtim i gjatë të përfundojë me Shqipërinë. Pse nuk duhet që t’i çoj në Kupën e Botës apo të paktën në Euro 2024?”

A keni pasur ndonjë peng gjatë karierës tuaj të gjatë dhe a ka pasur gjëra për të cilat keni qenë më të vërtetë krenar?
“Nuk kam asnjë peng pasi kjo jetë më ka dhënë gjithçka, Kam bërë një punë që kam dashuruar. Kam luajtur futboll në nivelet më të larta dhe pastaj nisa trajnimin. Kam bërë shumë sakrifica por e kam dashuruar gjithmonë këtë punë. Jam po aq entuziast rreth saj ashtu si isha kur e nisa. Ky është një sport me të cilin kam qenë gjithmonë i dashuruar dhe vazhdoj të jem pavarësisht moshës time. Arritja ime më e madhe ishte të merrja Napolin në Serinë C dhe ta çoja në Serinë A deri në Kupën UEFA, të gjitha në tre vite. Ata ishin tre vite në parajsën e futbollit. Njerëzit atje kanë aq shumë entuziazëm dhe jetojnë e marrin frymë futboll. Unë ndjehem me fat pasi kam bërë punën që kam dashuruar gjithmonë dhe nuk kam asnjë peng për ndonjë gjë që kam bërë”.

Ju keni stërvitur qindra lojtarë në 40 vitet e fundit, Cilët janë ata me të cilët keni pasur një marrëdhënie më të veçantë dhe që ju kanë lënë më shumë përshtypje?

“Nuk mund t’ju them se me sa lojtarë dhe trajnerë unë kam një raport të mirë dhe të cilët më telefonojnë ende, Do të ishte një listë e gjatë (qesh). Kam drejtuar lojtarë të mëdhenj si Andrea Pirlo dhe Miroslav Klose, i cili luajti në katër Botërorë dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve.. Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Ai ishte brilant, një lojtar inteligjent, Te Napoli kam punuar me Marek Hamshik dhe Ezekiel Laveci, sa për të përmendur dy emra. Si mund të zgjedh vetëm një kur kam shkuar mirë me kaq shumë lojtarë?”

Babai juaj ishte një prodhues vere, Pa dyshim që ai do të thoshte që jeni bërë më i mirë me kalimin e kohës, si një verë e mire. A e keni ndjesinë që çdo eksperiencë që bëni ju ka bërë një trajner më të mirë?
“Nëse ke një bazë të mirë dhe bën mirë çdo process, atëherë me siguri do të përfundosh me një verë të mirë, Dhe nëse ke një shishe të mirë, atëherë sa më e vjetër vera, aq më e mirë do të jetë. Por nuk mund të them të njëjtën gjë për veten. Nuk është në dorën time të gjykoj kush jam dhe çfarë kam bërë. Do t’i lë të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë, siç kam bërë gjithmonë. Prindërit e mi ishin njerëz të përulur dhe më kanë mësuar që të qëndroj me këmbë në tokë, pasi më e mira është duke ardhur, se e nesërmja është më e mirë se e djeshmja. Kam qenë gjithmonë një person që mendon pozitivisht. Jam nje njeri pozitiv, nuk mbaj mëri dhe shoh gjithmonë përpara. Nuk më pëlqen të flas për të kaluarën, edhe pse eksperienca është jetësore në punën tonë, dhe nëse kam ecur para në këtë profesion duke u përmirësuar ditë pas dite, është për shkak të së kaluarës. Por unë punoj çdo ditë, Unë shoh ndeshjet, flas me trajnerët e tjerë dhe jam i përditësuar me përgatitjen fizike. Futbolli është gjithmonë në evoluim dhe duhet të ecësh me hapin e risive. Nëse nuk e bën, nuk do të qëndrosh në majë. Kjo është ajo që kam bërë deri tani”.

Ju jeni larguar nga shtëpia kur filluat odisenë tuaj futbollistike 60 vite më parë. A keni ndonjë ide se ku dhe kur do t’i vijë fundi asaj?
“Kjo ka qenë gjithmonë jeta ime. Pasioni im do të vdesë me mua pasi unë kam lindur me një top në dorë. Unë e dashuroj topin. Ka qenë me mua gjithë jetën time dhe më ka dhënë kënaqësi të mëdha”.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

5 të vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 5 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar...

Nesër rrebeshe shiu dhe dëbore, moti i keq gozhdon Shqipërinë

Meteorologia e Metoalb, Adjola Bani këtë të martë ka bërë një panoramë të përgjithshme në lidhje me situatën e kushteve atmosferike në të cilën...

Spiropali, probleme me justifikimin e pasurisë

Elisa Spiropali u zgjodh ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në dhjetor 2018, me ndryshimet që përfshinë kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas protestës...

Nuk është mish derri, por kodi i Ndragheta-s (film)

Nga Enkel Demi Ka një zakon rilindas që pas çdo skandali kërkohet qesharakja, në mënyrë që e pabëra të bëhet e pabesueshme. Kështu u reagua...

Përgjimet e Ndraghetas, Rama: Muhabete e dëngla nga ata që duan t’ia bëjnë nënën këtij vendi

Kryeministri Edi Rama komentoi përgjimet e “Ndrahghetas”, ku edhe janë përmendur zyrtarë shqiptarë. Në konferencën e sotme, Rama e ka konsideruar një llum, duke shtuar...