• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista e para një shekulli/ Faik Konica: Shqipëria, si një i sëmurë që nuk është lehtë të ngrihet në këmbë

20:45 | 05/10/2020
në Uncategorized
0

Intervista e panjohur e Konicës në vitin 1914

Studiuesi Aurel Plasari, sjell për lexuesin një intervistë të papublikuar më parë, të personalitetit të shquar shqiptar Faik Konica. intervista është botuar në “Universul” në vitin 1914.

Lexo edhe

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

Konica flet në këtë intervistë për gjendjen politike në Shqipërinë e fillimit të shekullit të shkuar,  çfarë mendon për Ismail Bej Vlorën dhe Esat Pashën.

Cila është situata e brendshme politike në Shqipëri, a ekzistojnë atje parti politike dhe cilat janë programet dhe pikëpamjet e tyre? A varen programet e tyre politike nga besimet fetare?

Në Shqipëri ka dy parti të mëdha, të cilat nuk janë ende të organizuara përfundimisht: partia nacionaliste me nuancë liberale dhe partia reaksionare konservatore, turke për nga fryma. Klasa e kultivuar në përgjithësi dhe shqiptarët e Rumanisë dhe të Amerikës bëjnë pjesë në të parën, muslimanët dhe grekomanët me shkolla të kryera në Stamboll përbëjnë të dytën. Besimet fetare nuk hyjnë në formimin e këtyre dy partive.

Nacionalistët kërkonin në kohën e regjimit turk autonominë administrative dhe përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa unë me grupin tim deri edhe ndarjen nga Turqia. Partia reaksionare donte, përkundrazi, statu-quo dhe ruajtjen e bashkimit me Turqinë. Mbas luftës [ballkanike, – A.P.] nacionalistët e përshtatën programin duke kërkuar një shtet të ri, me konceptime të reja, i cili të shkëputej nga traditat orientale: një shtet nacional për nga fryma dhe oksidental për nga metoda. Me njerëz të rinj për këto situata të reja. Partia reaksionare kërkon vijimësinë e sistemit dhe frymës së administratës turke me gjendjen e vjetër të punëve. Nacionalistët dëshirojnë të kombëtarizojnë edhe kultin.

Të dy udhëheqësit e Shqipërisë aktuale, sa Esad Pasha aq edhe Ismail Bej Qemali, bëjnë pjesë në partinë reaksionare, duke përdorur dhe duke imponuar gjuhën turke në administratë në vend të gjuhës kombëtare, çfarë është skandaloze.

Të dyja këto parti politike a janë dakord për emërimin e një princi të huaj? A është Princi Wied i pranueshëm nga këto parti?

Reaksionarët, përshtat parimeve dhe pikëpamjeve të tyre, dëshirojnë një princ musliman, ndërkohë që nacionalistët, duke qenë se nuk ekziston ndonjë dinasti kombëtare, kërkojnë princ të huaj. Populli, siç është i lodhur nga kaq trazirë, duke dashur të shpëtojë nga luftërat e brendshme dhe duke marrë vesh që princi Ëied është i pëlqyeri i Fuqive të Mëdha, e ka pranuar në heshtje.

Si mund të shpjegohet komploti më i fundit turk në Shqipëri?

Shumë thjesht: klasat drejtuese, të varfëruara mbas lufte dhe duke pasur nevojë për para, morën para dhe bënë komplotin në interes të atij që ka paguar dhe që do të pagojë edhe më.

Ç’opinion keni zotëria juaj për këto dy personalitete “en vogue” [fr. në modë, – A.P.] tani në Shqipëri: Esad Pashën dhe Ismail Bej Qemalin?

Ismail Bej Qemali, një “fileu” bizantin, i korruptuar nga shpirti dhe nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset. Esad Pasha është një “condotier” mesjetar, që as nuk di metodat as nuk ka skrupujt e një shtetari modern. Është nga shkolla e Abdul Hamidit, prej së cilës ka ruajtur një suvënir të gjallë. Mirëpo është energjik dhe, po të drejtohej mirë, mund të përdorej me dobi për rivendosjen e rendit në Shqipëri. Nga natyrat e tyre do të kuptoni edhe aktet e tyre.

Ç’parashikoni zotëria juaj për shtetin e ri shqiptar?

Shqipëria, që del nga një krizë e tmerrshme (katër vite kryengritjesh dhe një vit pushtimi, pra pesë vite trazirash) dhe që ka qenë sunduar për katër shekuj nga brutaliteti dhe keqqeverisja e regjimit turk, ndodhet – afërmendsh – si një i sëmurë që nuk është lehtë të ngrihet në këmbë, punë që do të dojë disa kohë, porse jam absolutisht i bindur për vitalitetin, energjinë dhe të ardhmen e saj”.

* Ky shkrim u botua nga 27.al në 3 shkurt 2016

Etiketa: Aurel PlasariEsat Pashë ToptaniFaik KonicaIntervista e panjohur e Konicës në vitin 1914Ismail Bej VloraPrinci WiedstudiuesiUniversul

Të Lidhura

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

nga 27
22:44 | 03/06/2023
0

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se një automjet tip Benz u përplas me një mjet...

Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

nga 27
22:36 | 03/06/2023
0

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit, pranë në karburanti në...

Bie nga skela e pallatit, humb jetën punëtori në Kune

Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

nga 27
22:26 | 03/06/2023
0

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, me pasojë vdekjen e...

E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

nga 27
21:46 | 03/06/2023
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet pak minuta më parë, ku një 24 vjeçar me problem mendore i...

Para
…dhe vjen një ditë

E pazakontë/ PPE i drejtohet Ilir Metës: Ktheje ligjin e Ramës! Cënon zgjedhjet dhe mbyll derën e BE-së!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023
Bie nga skela e pallatit, humb jetën punëtori në Kune

Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

22:26 | 03/06/2023
E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

21:46 | 03/06/2023
Detajet e rënda, fëmija që humbi jetën nga përplasja e mjeteve ndodhej te lokali i babait –

Detajet e rënda, fëmija që humbi jetën nga përplasja e mjeteve ndodhej te lokali i babait –

21:42 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –
  • E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –
  • Detajet e rënda, fëmija që humbi jetën nga përplasja e mjeteve ndodhej te lokali i babait –
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, disa të plagosur

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com