• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista e fundit e Gilman Bakallit/ “Dua të vdes sa hap e mbyll sytë”

14:27 | 09/10/2016
në Uncategorized
0

 

Ish-deputeti, publicisti dhe profesori i njohur Gilman Bakalli humbi betejën e tij më të vështirë, të cilën thoshte se e kishte me veten, por në fakt e kishte më sëmundjen e rëndë që e kishte mbërthyer.

Lexo edhe

Se di ç’ka përfituar me Nezën, mua… –

Agjenti donte të më takonte vetë –

Deputetët e shumicës, shërbëtorë të Edi Ramës –

Në një intervistë për revistën “Class” në shkurt të 2015-ës, Gilman Bakalli shprehej se do dëshironte të vdiste sa hap e mbyll sytë, e në fakt ashtu iku nga kjo botë, kur askush nuk e priste, në moshë fare të re.

INTERVISTA

Cila është pika më e thellë e mjerimit për ty?

Nuk e kam provuar! Do të duhej të ishte një pikë, në të cilën nuk ekziston shpresa, por kjo pikë është praktikisht e paarritshme, sepse sado thellë të jesh zhytur në mjerim, shpresa nuk shuhet asnjëherë se nesër lind një ditë e re, e cila mund të të nxjerrë në sipërfaqe.

Nëse do mund të zgjidhje, ku do të të pëlqente të jetoje?

Do të më pëlqente të jetoj në një vend, në të cilin njerëzit janë të lirë të zgjedhin si të jetojnë.

Çfarë është lumturia për ty?

Asgjë më shumë se sa një sinjal që natyra e ka krijuar për të më treguar se po bëj atë që dua.

Për cilat gabime ndihesh më shumë fajtor?

Gabimet, për të cilat ndjehem më shumë fajtor, janë ato gabime, të cilat kam pasur mundësi t’i evitoj lehtësisht.

Cilët janë heronjtë dhe heroinat e tua në letërsi?

Heronjtë dhe heroinat në letërsi zbehen me kalimin e viteve dhe ngelen në kujtesë thjesht si personazhe simpatike, prej të cilëve mund të veçoj “shkruesin e vogël fjorentin” tek romani “Zemër” e de Amici, i cili më frymëzonte si fëmijë për të ndihmuar familjen. Tani më tërheq personazhi Coleman Silk i romanit të Philipp Roth “Human Stain” (Njolla njerëzore) për sinqeritetin unik me të cilin ai përballon dhe administron konfliktin tragjik midis unit dhe tiranisë së shoqërisë.

Cilat personazhe të historisë vlerëson më shumë?

E kam të vështirë të vlerësoj personazhe historikë. Jam shumë skeptik ndaj tyre. Koha i ka ngjyrosur me kaq shumë ngjyra, saqë i konsideroj tashmë të gjithë si personazhe fiktivë me shkallë të ndryshme besueshmërie.

Po heronjtë e jetës reale?

Heronj të jetës reale kam konsideruar dhe vazhdoj të konsideroj babain tim dhe të gjithë bashkëvuajtësit e tij në burgjet e diktaturës. I admiroj realisht për kurajën me të cilën përballuan humbjen e lirisë, që, sipas meje, është prova më e vështirë e jetës. I admiroj se si ia dolën të mbijetonin me aq dinjitet prej asaj çmendurie komuniste.

Piktori i preferuar?

Nuk kam piktor të preferuar, por kam mënyra të pikturuari të preferuara. Këtu bëjnë pjesë të gjitha ato piktura që krijojnë atmosferë.

Muzikanti i preferuar?

Quhet Art van Damme dhe është Zoti i xhazit me fizarmonikë.

Cilësia që admiron më shumë te një burrë?

Guximi

Po te një grua?

Ndershmëria.

Virtyti i preferuar?

Sensi i masës.

Aktiviteti i preferuar?

Nuk e di për çfarë aktiviteti e keni fjalën. Fizik? Është çiklizmi në natyrë, sidomos në mal. Mendor? Është përkthimi. Më pëlqen edhe të pi kafe me miq. Ky i fundit është fatkeqësisht një aktivitet, të cilit nuk i jepet rëndësia e duhur dhe shpërdorohet tej mase.

Nëse do të ishe një person tjetër, kush do të ishe?

Zeusi

Tipari yt më i spikatur?

Aftësia për të vëzhguar dhe dëgjuar. Me fjalë të tjera, aftësia për të heshtur.

Po tipari që vlerëson më shumë te miqtë?

Korrektësia.

Cili është defekti yt më i madh?

Tendenca për reagime shpërthyese pasi kam heshtur gjatë në lidhje me një çështje.

Nëse do të ishe një objekt, ose një kafshë, çfarë do ishe?

Një shishe verë shumë e vjetëruar.

Ngjyra e preferuar?

Vjeshta.

Lulja e preferuar?

Lule sahati (passiflora incarnata, passion flower). Kjo lule dikur stoliste muret e gurit të oborreve shkodrane.

Shpendi që të pëlqen?

Dallëndyshja.

Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Pyetjet në lidhje me preferencat janë shpikur për të na ndërgjegjësuar për pamundësinë e aktit të përzgjedhjes. Kur mendoj se sa e vështirë është të zgjedhësh gjellën e preferuar, imagjino sa e pamundur të veçosh shkrimtarët e preferuar. Mund të rendisja pa problem një listë shkrimtarësh të njohur apo të panjohur që i lexoj me qejf, por kjo s’do kishte kurrfarë kuptimi. Fakti që vazhdojmë të lexojmë çdo ditë, fakti që vazhdojmë të lexojmë edhe pasi kemi zbuluar disa shkrimtarë të mirë tregon se, në thelb, ajo që na intereson vërtet nuk është shkrimtari, por letërsia. (Megjithatë për të qenë korrekt me pyetjen: Milan Kundera, Philipp Roth, Franz Kafka, Michel Houllebecque, Thomas Bernhard, Robert Musil, Elfride Jelinek, Haruki Murakami)

Po poetët?

E kam të vështirë të veçoj. As që dua të kem poetë të preferuar. Dua poezi që më japin kënaqësi estetike, poezi që më prekin telat e një gjendjeje të brendshme shpirtërore. Më intereson Krijimi dhe jo Krijuesi (Frederik Rreshpja, Goethe, Paul Celan, Rilke).

Cila është gjëja që nuk e pëlqen fare?

Ambicia për karrierë.

Çfarë dhuntie do doje të kishe?

Të njihja password-et e botës sime të brendshme.

Si do doje të vdisje?

Sa hap e mbyll sytë!

Në ç’gjendje mendore je aktualisht?

Gjendje e përgjithshme stresi. Krahas shqetësimit që të jep e tashmja dhe pasigurisë që të jep e ardhmja, teksa i afrohesh të 50-ave, fillon të merresh edhe me të kaluarën, me gjurmët që ke lënë, me zgjedhjet që ke bërë në jetë, etj.

Cila është motoja jote në jetë?

“Betejën më të madhe në këtë jetë e ke me veten, Gilman!

Etiketa: Gilman BakalliintervistaIsh-deputetileukemipublicisti

Të Lidhura

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Se di ç’ka përfituar me Nezën, mua… –

nga 27
21:29 | 02/02/2023
0

Kryeministri Edi Rama në emisionin Top Story në Top Channel tha se nuk e di se çfarë ka përfituar Neza...

Agjenti donte të më takonte vetë –

Agjenti donte të më takonte vetë –

nga 27
21:19 | 02/02/2023
0

Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për emisionin Top Story në Top Channel, foli për çështjen mjaft të diskutuar...

Deputetët e shumicës, shërbëtorë të Edi Ramës –

Deputetët e shumicës, shërbëtorë të Edi Ramës –

nga 27
21:11 | 02/02/2023
0

Neritan Sejamini ka folur për bllokimin e Parlamentit ditën e sotme, ku kryeministri Edi Rama nuk u paraqit në interpelancën...

Kosova aplikoi në BE, ja si reagon Vuçiç –

Ka mundësi që Kosova të anëtarësohet në NATO –

nga 27
20:59 | 02/02/2023
0

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Kosova mund të anëtarësohet në NATO. Gjatë seancës së sotme plenare, Vuçiç u shpreh...

Para
SPAK “mbyll sytë”, Goro derdh paratë “lumë” në tendera me ish-juristin, fonde për ujësjellësa dhe…

Maratona "Tirana 2016", shpërblime për fituesit e 3 vendeve të para

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Se di ç’ka përfituar me Nezën, mua… –

21:29 | 02/02/2023
Agjenti donte të më takonte vetë –

Agjenti donte të më takonte vetë –

21:19 | 02/02/2023
Deputetët e shumicës, shërbëtorë të Edi Ramës –

Deputetët e shumicës, shërbëtorë të Edi Ramës –

21:11 | 02/02/2023
Kosova aplikoi në BE, ja si reagon Vuçiç –

Ka mundësi që Kosova të anëtarësohet në NATO –

20:59 | 02/02/2023
Si të kuptoni karakterin e një personi me vetëm një pyetje –

Si të kuptoni karakterin e një personi me vetëm një pyetje –

20:53 | 02/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Se di ç’ka përfituar me Nezën, mua… –
  • Agjenti donte të më takonte vetë –
  • Deputetët e shumicës, shërbëtorë të Edi Ramës –
  • Ka mundësi që Kosova të anëtarësohet në NATO –
  • Si të kuptoni karakterin e një personi me vetëm një pyetje –
  • VIDEO/ Monika Kryemadhi ‘shijon’ dasmën Luiz-Kiara

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Se di ç’ka përfituar me Nezën, mua… –
  • Agjenti donte të më takonte vetë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com