INSTAT: Gjatë 2014-2020 shpenzimet e familjeve shqiptare me arsim të ulët u rritën më shpejt se tek ato me arsim të lartë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

INSTAT: Gjatë 2014-2020 shpenzimet e familjeve shqiptare me arsim të ulët u rritën më shpejt se tek ato me arsim të lartë

13:35 | 22/10/2021
në Kryesore
0

Ekonomia shqiptare po zhvillohet nëpërmjet një modeli që gjeneron vende pune për persona pa aftësi arsimore, për rrjedhojë gjasat që një i arsimuar të jetë i papunë janë më të mëdha.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në gjashtë vitet e fundit shpenzimet në familjet pa arsim u rriten më shumë se në kategorinë e familjeve të arsimuara.

Në vitin 2020 një familje me kryefamiljarë pa arsim shpenzoi në muaj mbi 71 mijë lekë me një rritje 23 % nga viti 2014. Në të kundërt, familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë kishin rritjen më të ulët të shpenzimeve mujore për konsum. Një familje me arsim të lartë shpenzoi gjatë një muaji mesatarisht 116 mijë lekë më 2020 me një rritje 13 % nga viti 2014.

Read more

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Rritja ishte më evidente edhe në familjet me arsim të mesëm. Një familje nga kjo kategori shpenzoi 87 mijë lekë në muaj në vitin 2020 nga 74,8 mijë lekë në vitin 2014 me një rritje 17% në krahasim me 6 vite më parë.

Por gjithsesi familjet më arsim të lartë kanë kthyeshmëri më të lartë nga puna. Në vitin 2020 ata i kishin shpenzimet mujore 63 për qind më të larta se ato më arsim 8-9 vjeçar. Po ky hendek ka ardhur në ngushtim në raport me vitin 2016, ku shpenzimet familjeve të arsimuara ishin 77.4% më të larta se të familjeve me arsim të ulët.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë për personat që kanë mbaruar vetëm 8-9 vjeçaren është më e ulëta nga gjithë të tjerët, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Për meshkujt me arsim 8-9-vjeçar, norma e papunësisë në fund të tremujorit të tretë 2020 ishte 9.2%, ndërsa për femrat 9.5%. Madje për meshkujt ka pasur një ulje të kësaj norme gjatë kohës së pandemisë, nga 9.4% të regjistruar në tremujorin e tretë 2019. Ndërsa për femrat është rritur ndjeshëm, në krahasim me 7.3%, që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë se arsimi i lartë nuk ndihmon shumë për të gjetur punë, sidomos për femrat. Sipas INSTAT, në fund të tremujorit të tretë 2020, norma e papunësisë te meshkujt me arsim të lartë ishte 11%, ndërsa te femrat kjo përqindje arrin në 13.1%.

Sipas ekspertëve, kjo dukuri ka lidhje me dy faktorë -Së pari, vendi ka si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe si rrjedhojë, kompanitë prodhojnë dhe eksportojnë kryesisht produkte me vlerë të shtuar të ulët (si p.sh. fasoni), për të cilat nuk nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar. Së dyti, personat me arsim 8/9-vjeçar janë më pak të angazhuar në tregun e punës, duke pasur një shkallë të lartë inaktivitetit dhe si rrjedhojë ata nuk konsiderohen të papunë. 

78

/Revista Monitor/

Etiketa: ekonomia shqiptare\instatshpenzimet e familjeve shqiptare

Të Lidhura

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

nga 27
08:53 | 15/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Vlorë–Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ku...

Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri) –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

nga 27
08:45 | 15/05/2026
0

Policia e Shtetit dhe forcat RENEA kanë zbarkuar sot në orët e para të mëngjesit Mirditë, ku kanë zhvilluar kontrolle të shumta. Mësohet...

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

nga 27
08:25 | 15/05/2026
0

Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën e përgjithshme të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:59 | 15/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Para
Bardhi: Anija e Ramës po mbytet, ka frikë se mos anëtarët e bandës për të shpëtuar i hanë kokën shefit

PD reagon pas takimit të Ramës me kryebashkiakët, Bardhi: Pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori, vetting!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

08:53 | 15/05/2026
Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri) –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

08:45 | 15/05/2026
Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

08:25 | 15/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:59 | 15/05/2026
Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

07:55 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –
  • Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –
  • Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –
  • Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –
  • Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com