Një anëtare e Këshillit të Bashkisë dhe kryetare e komisonit të Shëndetësisë në Lushnje është infektuar me Covid-19.
Burime për median bëjnë me dije se bëhet fjalë për mjeken M.Dervishi.
Mësohet se mjekja është karantinuar së bashku me familjen e saj në shtëpi. Raportohet se deri më tani ajo është mirë nga ana shëndetësore.
Kujtojmë që prej ditësh në vendin tonë është shënuar një numër i lartë të infektuarish. Gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa u shënuan 155 raste të reja numri më i lartë ky që nga fillimi i pandemisë.