Indeksi i Inovacionit global: Shqipëria e fundit në Europë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Indeksi i Inovacionit global: Shqipëria e fundit në Europë

10:35 | 16/06/2017
në Uncategorized
0

Pas Shqipërisë renditen vetëm shtete të ashtuquajtura të botës së tretë, si Taxhikistani, Kurgystani, Namibia, Ruanda , Guatemala, Senegali etj…

Një tjetër raport e nxjerr Shqipërinë me treguesin më të përkeqësuar në Europë. Bëhet fjalë për Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2017, të sapo publikuar nga një bashkëpunim mes Cornell University, INSEAD, dhe World Intellectual Property Organization (WIPO).

Shqipëria ndodhet në vendin e 93, nga 127 shtete në renditje. Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria është përkeqësuar me një pozicion (një vit më parë ishte e 92-a).

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në këtë pozicion, Shqipëria është e fundit në gjithë Europën, duke treguar një nivel të ulët të zhvillimit të inovacionit në sektorin prodhues dhe teknologjisë së informacionit, që ka mbetur kryesisht vetëm në kuadrin e promovimit të start-ut, ndërsa shumë vende të rajonit janë kthyer ndërkohë në një ofrues të rëndësishëm të shërbimeve të teknologjisë së informacionit (IT) për të tretët dhe po përparojnë në industrinë automotive. Pas Shqipërisë renditen vetëm shtete të ashtuquajtura të botës së tretë, si Taxhikistani, Kurgystani, Namibia, Ruanda , Guatemala, Senegali etj,

Rajoni renditet shumë më mirë se ne, ku Mali i Zi kryeson në vendin e 48, Maqedonia është në pozicionin e 61, ndonëse me përkeqësim. Serbia është ngjitur në vendin e 62. Bosnja është në vend të 86.

Bullgaria, një vend që sot po merret shembull për modelin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit është në pozicionin e 36 në botë, Rumania në vend të 42.

Shqipëria renditet më keq në indeksin e inovacionit të prodhimit, që jep informacion mbi prodhimin që është rezultat i aktiviteteve inovative në ekonomi. (që përfshin njohuritë dhe teknologjinë e prodhimit, dhe prodhimin kreativ). Në këtë nën tregues, vendi ynë është i 115-i, nga të fundit në botë (total janë 127 shtete). Serbia dhe Maqedonia, që kanë ecur mirë në drejtim të industrisë automotive, janë përkatësisht në vendin e 61 dhe të 63 në këtë nën indeks.

Më mirë Shqipëria paraqitet në nën indeksin e burimeve, që mat elementët e ekonomisë kombëtare, që mundësojnë aktivitetet inovative (institucionet, burimet njerëzore dhe kërkimin, infrastrukturën, sofistikimin e tregjeve, sofistikimin e bizneseve), ku ndodhet në pozicionin e 70, por sërish më poshtë se shtetet e tjera të rajonit (Maqedonia e 53, Serbia e 58).

Kryeson Zvicra

Raporti thekson se në këtë botim të Indeksit të Inovacionit Global, 15 nga 25 ekonomitë kryesuese vijnë nga Europa. Tre vendet e para janë nga kontinenti i vjetër në renditjen e 2017-s: Zvicra (e para), Suedia (e dyta), Holanda (e treta). Pas këtyre liderëve, mes 25 të parëve janë Britania e Madhe (5), Danimarka (6), Finlanda (8), Gjermania (9), Irlanda (10), Luksemburgu (12), Islanda (13), Franca (15), Norvegjia (19), Austria (20), Republika Çeke (24), dhe Estonia (25).

Edicioni i vitit 2017 është i dedikuar për temën e inovacionit në sistemet bujqësore dhe ushqimore. Sektorët e ushqimit dhe përpunimit bujqësor vazhdojnë të përballen me një rritje të madhe të kërkesës globale dhe konkurrencës në rritje për burimet e kufizuara natyrore. Inovacioni mund të jetë çelësi për të ruajtur rritjen e produktivitetit të nevojshme për të përmbushur këtë kërkesë në rritje në mënyrë të qëndrueshme, dhe kjo mund të ndihmojë në forcimin e rrjeteve që rrisin sistemet e integruara ushqimore.

/Monitor/

 

Etiketa: Cornell Universitydhe World Intellectual Property OrganizationINSEADraporti i inovacionit globaltregues boteror

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Fier, ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 33 vjeçari

Fier, ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 33 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nje paralelizem i dhimbshem social ne kryeqytetin tone. –

Nje paralelizem i dhimbshem social ne kryeqytetin tone. –

12:15 | 22/02/2026
Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin –

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin –

11:23 | 22/02/2026
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha –

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha –

10:53 | 22/02/2026
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro –

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro –

10:43 | 22/02/2026
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën –

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën –

10:25 | 22/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nje paralelizem i dhimbshem social ne kryeqytetin tone. –
  • Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin –
  • SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha –
  • Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro –
  • Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën –
  • Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nje paralelizem i dhimbshem social ne kryeqytetin tone. –
  • Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com