Indeksi i çmimeve të Restoranteve: Shqipëria, e 24-ta më e lira në botë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Indeksi i çmimeve të Restoranteve: Shqipëria, e 24-ta më e lira në botë

15:15 | 19/01/2017
në Uncategorized
0

Në Shqipëri, ajo që i habit më shumë turistët e huaj janë prodhimet e detit që janë të freskëta dhe me çmime shumë të lira

Çmimet e lira dhe ushqimet, që ende vijojnë të ruajnë shijen, mbeten një nga tërheqjet kryesore për turistët në Shqipëri, e evidentuar dhe në mediat e huaja, që së fundmi po shkruajnë shumë për vendin e shqiponjave.

Nomadexpress në një artikull të publikuar në vitin 2016, me titull ” 1 javë në Shqipëri” rendit arsyet kryesore përse Shqipëria duhet të jetë një destinacion ‘must” për t’u vizituar, ku mes tyre edhe ushqimin e shijshëm dhe me kosto të lirë. Ja se çfarë shkruan: ” Gjithçka është shumë e lirë, Për shembull: Një birrë 50 cl në restorant kushton rreth 1.5 euro; vakti kryesor i shijshëm nga 3-5 euro; akomodimi rreth 15 euro, Transporti është gjithashtu shumë i lirë”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në një renditje të fundit të Numbeo.com, Shqipëria renditet e 24-a më e lirë në botë në Indeksin e Çmimeve të Restoranteve, me të dhënat e fundit të përditësuara në janar 2017. Renditja i mat çmimet në vlerë absolute dhe jo në raport me të ardhurat, por gjithsesi, për të tërhequr turistët çmimet e lira të ushqimeve përbëjnë avantazh.

Në Shqipëri, sipas indeksit, mund të konsumosh një dreke normale për 2 persona në një restorant mesatar (me tre pjata), me një çmim prej rreth 17 euro. Pavarësisht se është ndër më të lirat në botë, ka dy shtete në rajon ku ushqimi kushton më lirë, Maqedonia (rreth 14 euro) dhe Bosnja (rreth 16 euro).
Gjithsesi, nga vendet bregdetare në rajon, Shqipëria është më e lira. Në Mal të Zi, një drekë (normale, pa prodhime deti) për dy persona shkon mesatarisht 25 euro, në Kroaci 27 euro, për të mos folur pastaj për Greqinë e Italinë, me përkatësisht 32 euro dhe 53 euro.

Në Shqipëri, ajo që i habit më shumë turistët e huaj janë prodhimet e detit që janë të freskëta dhe me çmime shumë të lira. Durrësi dhe Saranda janë dy qytet që veçohen më shumë nga turistët për të konsumuar prodhimet e detit. 2driftingcoconuts është një nga blogjet e shumta që ka veçuar Shqipërinë si destinacion ushqimin. Drejtuesit e këtij blogu kanë realizuar një udhëtim tre javor në Shqipëri vetëm për t’u njohur me veçantitë kulinare. Në artikullin e tyre ” Hungry Planet”, një vendi i veçantë i dedikohet edhe Shqipërisë. ” Të hash në Shqipëri është një aventurë e vërtetë shijesh. Të konstatoje se veçantinë e ushqimit shqiptar ishte më shumë e vështirë nga sa mund të mendohej. Ka ngjashmëri me vendet e tjera të Mesdheut, si Greqia apo Italia. Prodhimet e detit të bollshme dhe të përballueshme ishin një nga surprizat më të këndshme për ne. Çdo ditë për drekë ne porosisnim fruta deti dhe peshk në skare dhe sallata. Dhe së bashku me pijet nuk na kushtonin më shumë se 15 usd për person”.

Restorantet më të lira në botë
Shtetet me restorantet më të lira në botë, ku një drekë për dy persona kushton më pak se 10 euro janë Nepali, India, Pakistani dhe Sri Lanka. Të lira janë edhe Indonezia, Malajzia, Bangladeshi.
Në Europë, shteti më i lirë për të ngrënë jashtë është Moldavia, më pas renditet Maqedonia, Bosnja, Ukraina, Gjeorgjia dhe Shqipëria.
Edhe Tajlanda, një vend ekzotik, që po bëhet i preferuar për aventurierët shqiptarë, ka ushqim të lirë, ku një drekë për dy persona shkon rreth 17 euro.

Shtetet, ku një drekë kushton rreth 100 euro
Ishujt Bermuda renditen si shteti më i shtrenjtë në botë, ku për një drekë duhet të matesh mirë, pasi kushton mesatarisht 120 euro. Edhe në Islandë, fatura nuk vjen më pak se 100 euro. Edhe në Zvicër e Norvegji, duhet të shpenzoni gati 100 euro.
Në përgjithësi vendet nordike si Danimarka, Suedia, Finlanda kanë restorante të shtrenjta, por këto vende kanë dhe standarde të larta jetese dhe të ardhura mbi mesataren. Në Luksemburg, shteti me të ardhurat më të larta për frymë në BE.

/monitor.al/

Etiketa: NomadexpressRestorantetShqiperiaturistetturizmiushqimi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tiranë/ Kamioni përplas për vdekje kalimtarin

Tiranë/ Kamioni përplas për vdekje kalimtarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën –

Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën –

17:46 | 26/12/2025
Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson –

Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson –

17:38 | 26/12/2025
Ujërat e zeza derdhen direkt në det, pranë pushuesve –

Ujërat e zeza derdhen direkt në det, pranë pushuesve –

17:30 | 26/12/2025
Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

17:20 | 26/12/2025
Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

17:16 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën –
  • Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson –
  • Ujërat e zeza derdhen direkt në det, pranë pushuesve –
  • Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –
  • Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –
  • Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën –
  • Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com