Në lidhje me hetimet që po zhvillohen për lëndimin e 146 tubuesve demokratë në bulevard, Forcat e Armatosura kanë deklaruar se konstatojmë se lënda nuk është luftarake.
Ekspertiza e Policisë Kriminalistike përcakton se bëhet fjalë për lëndë të lëshuara nga prozhektorët, një version ky që nuk e ka bindur ende Prokurorinë.
Megjithatë, në ekspertizë nuk është përcaktuar se çfarë lënde ishte ajo që u shkatoi pjesëmarrësve dhimbje sysh e djegie të lehta në trup, simptoma këto që i çuan disa prej tyre në spital.
Prokuroria do të presë përgjigje nga laboratorët gjermanë për të konfirmuar dyshimet e saj.