FIFA ka gjobitur me 100 mijë franga zvicerane Federatën Shqiptare të Futbollit për trazirat dhe incidentet antisportive gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri në “Renzo Barbera”.
FIFA ka bërë me dije vendimin sot, duke e kaluar këtë rast me 100 mijë franga gjobë për Shqipërinë e cila e kishte një rast të përsëritur këtë gjë.
FSHF në deklaratën e saj ka akuzuar edhe njëherë grupimin e tifozerisë “Illyrian Elite” veprimet e të cilëve sollën edhe ndërprerjen e ndeshjes duke rrezikuar edhe pezullimin e saj.
“FSHF nuk do të pajtohet asnjëherë me veprime antisportive siç edhe ndodhi mbrëmjen e 24 marsit në Palermo. Tifozeria mbetet një suport i madh për kombëtaren, por FSHF do të distancohet gjithmonë nga veprime të cilat rrezikojnë dhe cenojnë imazhin e Shqipërisë, dhe të skuadrës kombëtare”, thuhet në reagimin e FSHF-së.