Një incident ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme pranë Fakultetit të Ekonomikut në kryeqytet. Disa studentë kanë shkuar pranë Fakultetit për të bërë një mbledhje që lidhet me protestën që do të rifillojë të hënën e 7 janarit.
Studentët kanë thënë se tek porta e Fakultetit janë mbledhur disa forca policie dhe nuk po i lejojnë të futen në Fakultet për të zhvilluar mbledhjen.
Gazetarja e Ora News, Xhensila Demollaj, po e ndjek këtë ngjarje dhe në orët në vijim do tu përcjellim detaje të tjera.