Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video në të cilën shpjegohet mekanizmi i skandalit të inceneratorëve dhe ku shpjegohet se si miliona euro janë vjedhur nga buxheti i shtetit.
“Sa më shumë vjedhin aq më shumë duan të vjedhin”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në lëvizje pas denoncimit të Lëvizjes së Socialiste për Integrim lidhur me aferën e inceneratorëve. Të gjitha Kompanitë e përfshira në këtë skemë mashtrimi, të denoncuara nga kryetarja e LSI-së, kanë pezulluar aktivitetin e tyre. Në faqen e QKB-së të gjitha kompanitë që dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë kanë pezulluar aktivitetin e tyre, ndërsa pritet që SPAK të bëjë me dije detaje të reja në vijim.