Ilir Meta është rikonfirmuar si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, me 76% të votave të anëtarëve të kësaj partie. Ai u shpall fitues me 31.815 vota.
Në votim morën pjesë 84.29 për qind të anëtarëve të LSI në të gjithë vendin, ku nga kutitë e votimit 508 vota ishin të pavlefshme. Përparim Spahiu mundi të merrte 12.1 % të votave dhe 11.9 % Shezai Rrokaj.