Ilir Meta President, profili i politikanit dominues të dy dekadave demokraci (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta President, profili i politikanit dominues të dy dekadave demokraci (film)

18:03 | 28/04/2017
në Shqiperi
0

Historia politike e Ilir Metës fillon në ditët e para të tranzicionit shqiptar dhe vazhdon me kontributin e tij të madh në zhvillimin e demokracisë shqiptare.

Protagonist i të gjitha ngjarjeve historike që u zhvilluan me ardhjen e pluralizmit në Shqipëri, periudhë gjatë së cilës Ilir Meta ushtroi të gjitha postet më të rëndësishme politike dhe shtetërore.

Ilir Meta ka lindur më 24 Mars të vitit 1969 në Skrapar. Fakultetin ekonomik dhe master për integrimin ekonomik e kreu në Universitetin e Tiranës.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

https://youtu.be/XFlpyJbmKmA

Në vitin 1992 Meta ishte një ndër themeluesit kryesor të Forumit të rinisë eurosocialiste, ku dhe zgjidhet Nënkryetar i FRESSH. Një vit më pas zgjidhet  anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste dhe Nënkryetar i saj, post në të cilin do të jetë për tri vite.

Në vitin e vështirë 1996 për politikën dhe vendin, Ilir Metës i besohet posti i Sekretarit për Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vetëm një vit më vonë merr detyrën e të parit të socialistëve të Tiranës.

Në gjeneratën e politikanëve të rinj që socialistët i besuan qeverisjen e vendit është edhe Ilir Meta i cili ende pa i mbushur të tridhjetat, në vitin 1998 zgjidhet Zv/kryeministër i Shqipërisë. Në ditët më të vështira për vendin dhe kombin, 1999/2002, Ilir Meta zgjidhet kryeministër i Shqipërisë.

Rimëkëmbja e vendit pas luftës së Kosovës, kur u përballua fluksi i më shumë se 1 milionë shqiptarëve të dëbuar,  çlirimi I Kosovës, rimëkëmbja e saj dhe shpërthimet e dy konflikteve në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, e gjejnë Ilir Metën në krye të qeverisë shqiptare.

Fati i tij politik bëri që Iliri Meta të përballet edhe me përplasjet më të forta politike dhe qeverisëse në vend. Zgjedhjet e vitit 2001 nuk u pranuan nga opozita dhe sërish Meta shfaqet si protagonist i zgjidhjes së problemit, duke kontribuar në zgjedhjen e presidentit të parë konsensual në periudhën e tranzicionit.

Në maj 2001 prestigjozia “The Economist” i kushtoi Ilir Metës rubrikën “Charlemagne” duke e konsideruar 32 vjeçarin e atëhershëm kryeministër, si politikanin e parë profesionist të Shqipërisë.

Sipas “The Economist” Ilir Meta mund të ishte bërë një kampion në peshëngritje, por zgjodhi politikën, që ka nevojë për të njëjtat cilësi që ai zotëron, muskuj, këmbëngulje dhe një aftësi për të dalluar momentin e duhur për të kryer përpjekjen finale.

Politikani Ilir Meta është protagonist i përplasjeve të forta edhe brenda Partisë Socialiste ku për herë të parë shfaqet fraksioni i parë, ai i “Mendimit Ndryshe”.

Ky mendim i ndryshëm, meqë nuk gjeti terren në parti, me KPD-n e famshme krijoi parakushtet për të themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ishte kjo periudha kur as si zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm nuk arriti të ndryshojë mendësinë qeverisëse të një kupole që për Ilir Metën dhe bashkëmendimtarët e tij nuk po ndryshonte dot.

Me vetëm 8 deputetë të shkëputur nga bërthama e Partisë Socialiste, në vitin 2004 Ilir Meta arriti jo vetëm të krijojë një parti të qëndrueshme, por një parti parlamentare vendimtare për fatet e vendit.

Staturën e një politikani kalibri, Ilir Meta e dëshmoi në vitin 2008 kur dy partitë e mëdha, PD dhe PS vendosën të ndryshojnë Kushtetutën në kurriz të interesave të partive të vogla siç ishte në atë kohë LSI.

Arsyeja, e atyre ndryshimeve përveç se lehtësimi i sistemit elektoral me një Kod të ri për të cilin Partia Demokratike dhe Partia Socialiste trumbetonin, dyshohej se ishte edhe shkrirja e partisë që Meta themeloi, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kundërshtimi që vetë Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri kësaj nisme me Grevën e Urisë brenda sallës së Kuvendit, brenda një kohe të shkurtër u provua se ishte kauzë e drejtë. Ndërsa Ilir Meta përkundër të gjithëve ja doli të shpëtojë partinë në zgjedhjet legjislative të 2009 me 4 mandate që më pas u quajtën si të “arta”.

Me mandatet e fituara në zgjedhjet e  vitit 2009, Ilir Meta arsyeton mendimin ndryshe që kishte shpalosur në partinë mëmë, ndërkohë se si duhet të veprojë një parti në pushtet pa kursyer asgjë me qëllim të zhvillimit të vendit, e tregon në vepër, në momentin vendimtar të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Vendos të thyejë tabutë dhe barrierat ideologjike dhe bashkëqeveris me Partinë Demokratike të Sali Berishës në vitet 2009-2013, jo thjesht për të qenë në pushtet, ppr për të kontribuar me partinë e tij për Integrimin e vendit.

Sërish në momentet kyçe, kur Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO, dhe i besohet liberalizimi i vizave në zonën Shengen, protagonist është Ilir Meta me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Si Ministër i Jashtëm  dha një kontribut të veccantë edhe në sensibilizimin dhe njohjen e shtetit të Kosovës , si dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal  të Zi.

Në vitin 2011, pas një furtune politike dhe ngjarjesh që shënjuan historinë e protestave në janarin e atij viti, në kohën kur e mendua se sërish po vjen një ngërç i ri politik, ishin votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Ilir Meta që mundësuan zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të bashkisë së Tiranës.

Ndryshimet e mëdha që u projektuan nga familja socialiste për të qeverisur vendin në vitin 2013, sërish u mundësuan vetëm me pjesëmarrjen e Ilir Metës me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Firma e tij në Paktin e 1 prillit e bëri jo vetëm protagonist të qeverisë por edhe rimëkëmbjes të së majtës shqiptare, e cila u rikthye në qeverisjen e vendit me numrin më  të lartë të mandateve në historinë e tranzicionit.

Në koalicionin e ri qeverisës me Partinë Socialiste, Ilir Metën e shohim jo vetëm si kryetar parlamenti, por edhe si frymëzues i instalimit të klimës liberale si në parlament ashtu edhe jashtë tij.

Kritikët e Ilir Metës në vitin 2011 do të heshtnin në fund të mandatit të Bashës si kryebashkiak sepse janë Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në krah të Erion Veliajt që do të garantojnë fitoren e së majtës në kryeqytet.

Kur ndarja e re territoriale mori fund ashtu si edhe zgjedhjet lokale, politikanët shqiptarë kishin një detyrë kombëtare për të kryer të asistuar nga partnerët ndërkombëtarë, Reformën në Drejtësi.

Rolin vendimtar në orët finale kur reforma nuk po merrte jetë për shkak të mungesës së marrëveshjes mes dy partive të mëdha Ilir Meta u investua me kostumin e politikanit konsensual duke ja dalë të arrinte një votim historik prej 140 votash të Reformës në Drejtësi, që do të hap një kapitull të ri për shqiptarët.

Edhe në krizën aktuale politike që i qëndron në çadër pak metra nga zyra e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta ofroi si garanci postin e tij dhe të ministrave të LSI dhe këmbënguli deri në limitet e fundit për një marrëveshje politike me PD dhe aleatët e saj për tu futur në zgjedhjet parlamentare.

Dhe vjen moment i zgjedhjes së presidentit të ri, një post që është sa logjik aq edhe i kuptueshëm për karrierën e një politikani që i ka prekur me duart e tij të gjitha pushtetet.

Pasi insistoi për konsensus me opozitën për 3 raunde, merr një vendim që me siguri e ka peshuar mirë për t’u larguar nga partia e tij LSI dhe për t’i shërbyer vendit në postin e të parit të shtetit.

48 vjeçari Ilir Meta baba i tre fëmijëve votohet si Presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë demokratike. Një pozicion që e ka arritur jo pa kosto dhe me kontribut të veçantë edhe falë frymës liberale dhe konstruktive të përdorur në momente kur gjaknxehtësia ballkanase ka ngritur krye mbi logjikën institucionale.

Nga sot Ilir Meta dhe motoja e tij me “Qetësi dhe Dashuri”, do të kenë detyrën e vështirë të të qëndruarit mbi palët duke pasur autoritetin dhe vullnetin për një Shqipëri evropiane.

/Ora News.tv/

Etiketa: Ilir Metakreu i kuvenditKuvendi i ShqipërisëPresidentpresidenti i ri

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Meta: PDIU ka bërë propozime konkrete për zgjidhjen e krizës

Ilir Meta zgjidhet president i Shqipërisë me 87 vota pro dhe 2 kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com