Ilir Meta nisi Vangjel Dulen t’i përgatiste vizitën në Greqi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta nisi Vangjel Dulen t’i përgatiste vizitën në Greqi

16:00 | 17/10/2016
në Shqiperi
0

Nga Arben Llalla

Vizita tre ditore e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta i shoqëruar nga një grup me shumicë deputetësh me kombësi greke, më shumë i ngjau një vizite të kryetarit të LSI për fushatë elektorale se sa një burri shteti. Mediat greke të printuara nuk i kanë kushtuar asfare vëmendje vizitës së Ilir Metës. Asnjë gazetë nuk botoi, qoftë një fotografi nga takimet e tij me personalitetet greke në ballinë. Kryetari i partisë opozitare më të madhe, Demokracisë së Re, Qiriako Micotaqi nuk e takoi Ilir Metën. Kuvendi i Greqisë nuk lejoi që kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta të mbante një fjalim tradicional, ashtu si e do zakoni në vizita të personaliteteve shtetërore.

1
Ja vendi që i ka kushtuar gazeta “Kathimerini” vizitës së Ilir Metës në Greqi

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e shfrytëzoi vizitën tre ditore në Greqi më shumë për të bërë fushatë partiake se sa shtetërore. Dy ditë përpara se Ilir Meta të udhëtonte për në Greqi, nisi më parë të dërguarin e tij deputetin Vangjel Dule, i cili qëndroi në Greqinë e Veriut duke bërë takime me drejtues të lartë të degës së PS-së në emigracion.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

2
Vangjel Dule, Anxhela Filu dhe Spiro Janaqi i PS, në 8 tetor në Selanik

Më 8 tetor, Vangjel Dule bëri një takim në Selanik me anëtarët e OMONIA, PBDNJ dhe anëtarët e PS-së, ku midis tyre ra në sy pjesëmarrja e kryetarit të degës së PS-së në Selanik, Spiro Janaqi (Ilir Hyqmet Hoxholli nga Korça), i cili ka miqësi të vjetër me Ben Blushin e Vangjel Dulen. Gjatë këtij takimi Vangjel Dule foli rreth dështimit të kryeministrit Rama dhe përkrahjen që duhet t’i jepet LSI-së si parti pragmatike. Gjatë takimeve në Greqinë e veriut Vangjel Dule shoqërohej nga Spiro Janiqi, kryetar i degës së PS në Selanik dhe Anxhela Filu, drejtuese e lartë e degës së partisë greke Demokracia e Re. (Kjo Anxhela Filu ka disa libreza partiake, të cilat i nxjerr sipas nevojës ditore, herë të partive greke e herë të partive shqiptare).

4
Vangjel Dule me Edmond Gurin

Vangjel Dule gjatë takimeve me emigrantët shqiptarë u ka premtuar që nëse votohet PBDNJ në të ardhmen, ai do të ndikojë pranë institucioneve greke për përshpejtimin e dhënies së shtetësisë greke për shqiptarët që kanë aplikuar. (Në vitin 2013, Vangjel Dule u ka premtuar votuesve shqiptarë të Vranishtit të Qarkut të Vlorës që nëse votojnë PBDNJ, ai do ndikojë në Ministrinë e Brendshme të Greqisë për dhënien e shtetësisë greke për këta shqiptarë).

3
Ilir Meta me Edmond Gurin dhe emigrantë të tjerë

Gjatë kohës që Ilir Meta dhe Vangjel Dule ishin në Athinë bënë edhe disa takime me drejtuesit e disa shoqatave të emigrantëve që njihen si mbështetës të fortë të PS. Ata u takuan edhe Edmond Gurin, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, i cili kohët e fundit po bën përpjekje bashkë me disa drejtues të shoqatave shqiptare në Itali për themelimin e Partisë së Emigrantëve.

1
Vangjel Dule me anëtarë të PS dhe PBDNJ në Selanik, 8 Tetor
Etiketa: Anxhela Filuarben llallaEdmond GuriGreqiIlir MetaSpiro JanaqiVangjel Dule

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shqipëria merr me 9 nëntor rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në

Shqipëria merr me 9 nëntor rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:51 | 16/03/2026
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:03 | 16/03/2026
Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:53 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:45 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com