• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta flet në Greqi si Ban Ki Moon

20:38 | 11/10/2016
në Shqiperi
1

Qëndrimi mbi palët, është një ndër tiparet, me të cilat kryetari i kuvendit Ilir Meta është përpjekur të shfaqet kohët e fundit, kryesisht gjatë debatit për reformën në drejtësi. Të njëjtin qëndrim, Meta është përpjekur ta mbajë edhe gjatë vizitës së tij në Greqi, kur është pyetur për Çështjen Çame.

“Unë mendoj se është koha për të gjithë aktorët politikë, si në Greqi dhe Shqipëri, që të përqëndrohemi më shumë në të ardhmen tonë të përbashkët, për të diskutuar me qetësi dhe frymën pozitive, të gjitha problemet që kemi trashëguar nga e shkuara. Çështjet e mbartura mes dy vendve nuk janë për fajin tonë, por ne kemi një përgjegjësi për të ardhmen e vendit tonë dhe në këtë drejtim unë besoj, në qasjen pozitive dhe vullnetin e të dyja palëve për një qasje të tillë dhe zgjidhur këto probleme”, tha kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta pas takimit me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias.

Lexo edhe

Elbasani ‘zbrazet’ nga të arsimuarit, në tregun e punës vetëm…

Meta: Si Rama ka gjobitur biznesmenët me “non grata-t”

Shqiptari në arrest shtëpie organizon festë me mish e kokainë

Pra siç duket, Meta është përpjekur të mbajë të njëjtin qëndrim, mbi palët, siç bën për çështje me rëndësi në Shqipëri. Por në këtë rast është kaq i pakuptimtë ky qëndrim, pasi Ilir Meta është në Greqi si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, dhe si i këtillë do të duhej të kishte një qëndrim të vendit të tij, për Çështjen Çame, i detyruar edhe nga Rezoluta e aprovuar nga Parlamenti që ai drejton. Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut dhe jo thjesht një problem që trashëgohet nga e kaluara.

Për Metën duket se nuk ka qënë problem, fakti që mikpritësi i tij i djeshëm, Nikos Kotzias, ka theksuar fort pas takimit me Metën se Çështja Çame nuk ekziston. E megjithatë Meta është shprehur se “problemet e së kaluarës nuk duhet të jetë një pengesë mes nesh. Unë kam besim se ne jemi në një drejtim pozitiv sa i përket zgjidhjes së disa problemeve të së shkuarës. Unë besoj, megjithatë, se me këmbëngulje dhe në një frymë konstruktive, ne mund të ecim më e mirë përpara për të zgjidhur të gjitha problemet e së kaluarës. Ajo që unë dua të theksoj edhe një herë, është se qëllimi i vizitës sonë është që të nxisë më tej frymën pozitive të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në mënyrë që të mos humbim kohë e të përballemi me sfidat që gjenden para dy vendeve tona, por edhe vendeve të rajonit.”

Madje, Meta shkon më tej, tek shprehet se pajtohet plotësisht me mendimin e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, sipas të cilit “duhet të mësojmë nga historia, por të mos burgosemi prej saj”.

Zgjidhja e Çështjes Çame dhe ajo e kufinjve detarë është tashmë e pranuar nga Brukseli, teksa Komisioneri Johanes Hahn ka nxitur dy vendet të punojnë për zgjidhjen e tyre. Brukseli nuk e konsideron si burgosje të dy vendeve nga historia, ashtu siç mendon ministri i jashtëm grek Kotzias bashkë me kryetarin tonë të Kuvendit Ilir Meta. Çështjen Çame është çështje e të drejtave të njeriut dhe pikërisht për këtë Brukseli i nxit dy vendet, Shqipërinë dhe Greqinë që ta zgjidhin.

Një gjë tjetër që tërheq vëmendjen është se Ilir Meta në vizitën e tij të vitit 2001 nuk e konsideronte Çështjen Çame problem is ë shkuarës.

Po kështu, gjatë kohës që jetonte jashtë koalicioneve qeveritare partia e tij, me në krye LSI-në nisi një fushatë kombëtare politike për Çështjen Çame. Ai organizoi tubime dhe takime të mirëfillëta për Çështjen Çame. Duket në ato tribuna nuk mendonte për të shkuarën, port ë për të ardhmen e votave të LSI-së.

Por, ndërrimi i kursit patriotik, qëndrimi i Ilir Metës mbi palët në Greqi, thua se ishte Ban Ki Moon, nuk ka kurrfarë kuptimi.

Etiketa: Ban Ki-MoonÇeshtja çameIlir MetaKomisioneri Johanes Hahnkursi patriotikNikos Kotziastë drejtat e njeriut

Të Lidhura

Elbasani ‘zbrazet’ nga të arsimuarit, në tregun e punës vetëm…

Elbasani ‘zbrazet’ nga të arsimuarit, në tregun e punës vetëm…

nga 27
20:31 | 02/02/2023
0

Rënia e popullsisë dhe niveli i lartë i emigrimit dhe migrimit të brendshëm po ndikojnë negativisht te bashkitë e mëdha...

Meta: Si Rama ka gjobitur biznesmenët me “non grata-t”

Meta: Si Rama ka gjobitur biznesmenët me “non grata-t”

nga 27
20:21 | 02/02/2023
0

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Edi Rama çdo gjë të zezë në Shqipëri e ka...

Shqiptari në arrest shtëpie organizon festë me mish e kokainë

Shqiptari në arrest shtëpie organizon festë me mish e kokainë

nga 27
20:19 | 02/02/2023
0

Një shqiptar u arrestua teksa festonte me miqtë e tij, por ishte në arrest shtëpie për trafik droge. Kështu dyert...

SPAK kërkon 4.5 vite burgim për ekstremistin kuksian

nga 27
18:29 | 02/02/2023
0

Prokuroria e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 4 vite e 5 muaj...

Para
Anglia barazon me Slloveninë/ Gjermania tri pikë kundër Irlandës së Veriut

Anglia barazon me Slloveninë/ Gjermania tri pikë kundër Irlandës së Veriut

Comments 1

  1. sel cami says:
    6 vjet më parë

    vetem edi rama esht burre si ja plasi ne fytyre vucicit .kurse z..ilir duhet ti permbahet deklaratave te 2001 qe ne camet e vleresuam.por jo te luaj me 500 porta sic e ka si gjithmone strategjine e tije.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Albin Kurti do të takohet nesër me Erdoganin –

Albin Kurti do të takohet nesër me Erdoganin –

23:27 | 02/02/2023
“Është hakeruar Ministria e Drejtësisë”

4 mënyra për të forcuar sigurinë tuaj në internet –

23:25 | 02/02/2023
Berisha uron Luizin për dasmën me Kiarën: Me trashëgime çiftit! –

Berisha uron Luizin për dasmën me Kiarën: Me trashëgime çiftit! –

23:23 | 02/02/2023
Rama urren opozitën, tani ka frikë –

Rama urren opozitën, tani ka frikë –

23:15 | 02/02/2023
Juventus kalon Lazion dhe sfidon Interin –

Juventus kalon Lazion dhe sfidon Interin –

23:13 | 02/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Albin Kurti do të takohet nesër me Erdoganin –
  • 4 mënyra për të forcuar sigurinë tuaj në internet –
  • Berisha uron Luizin për dasmën me Kiarën: Me trashëgime çiftit! –
  • Rama urren opozitën, tani ka frikë –
  • Juventus kalon Lazion dhe sfidon Interin –
  • Në zgjedhje shkojmë me logon e PD, jo me PL –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Albin Kurti do të takohet nesër me Erdoganin –
  • 4 mënyra për të forcuar sigurinë tuaj në internet –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com