Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

ILDKPKI nis hetimin për pasurinë e Alfred Pezës

Nga Skenderi 0

Hetimin dhe për familjarët, bashkëshorten, fëmijët, si dhe personat e afërt të Alfred Pezës

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), ka filluar kontrollin e plotë dhe hetimin e pasurisë së ish-gazetarit dhe deputetit Alfred Peza.

ILDKPKI bën me dije se nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në një bankë nga bashkëshortja e deputetit, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ në bazë të ligjit ” Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,  për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003 të Alfred Pezës.

Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej