Donald Lu dhe Romana Vlahutin përfundojnë misionet diplomatike në Shqipëri, ata do të largohen nga vendi ynë së bashku pasi ju ka përfunduar mandati njëkohësisht.
Emri që zëvendëson Donald Lu-në i cili do të transferohet në Kirgistan nuk dihet, ndërsa Vlahutin do të zëvendësohet nga Luigi Soreca.
Italiani është Drejtor i Sigurisë në Komisionin Evropian dhe punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel ku ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave.