Deputetët e Parlamentit shqiptar përdorin shpesh fjalë që nuk janë aspak të denja për njerëzit që përfaqësojnë vullnetin e popullit. Akademiku Artan Fuga, e cilëson degjenerim moral, mendor dhe njerëzor degradimin e ligjërimit publik në terminologji të tillë.
Fuga shkruan:
Ik mi baxhellë! Shko moj qelbësirë!
Kujt i thua baxhellë, ti je llazore!
Jo po si ty, o qelbësirë!
Kurvë! Mos guxo të më thuash mua qelbësirë!
Pise! E korruptuar!
Këto dhe ata që janë me këta shprehin vullnetin e popullit!
Cfarë degjenerimi moral, mendor dhe njerëzor!!!