Idrizi-Veseli: Ta kthejmë në imagjinar kufirin Shqipëri Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi-Veseli: Ta kthejmë në imagjinar kufirin Shqipëri Kosovë

23:32 | 21/02/2017
në Shqiperi
0
IDRIZI TAKON VESELIN - 

/r/n/r/nIDRIZI MEETS WITH VESELI -

IDRIZI TAKON VESELIN - /r/n/r/nIDRIZI MEETS WITH VESELI -

Kreu i kuvendit të Kosovës:Vlerësoj rolin e shqiptarëve të Çamërisë për përkrahjen që kanë dhënë për Kosovën.

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë njëkohësisht kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin më të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në ekonomi si dhe për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian. Në takim merrnin pjesë përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda, nënkryetarët e PDIU-së, Halil Hyseni dhe Abaz Hado dhe kryetarja e Forumit të Gruas së PDIU-së, Vjollca Braho.

Kryetari i PDIU-së u shpreh pas takimit se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen edhe më shumë. “Ishte një takim shumë i frytshëm dhe vllazëror. Jam i bindur që vizita e zotit Veseli në Tiranë do të shërbejë që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, si një komb në dy shtete të ndryshme, të forcohen akoma dhe më shumë. Ndamë shumë gjëra të përbashkëta për forcimin e shtetit të Kosovës, institucioneve të saj. Diskutuam për mundësitë e madha dhe potencialin që ekziston midis dy vendeve tona në ekonomi, në arsim, por edhe në art e kulturë. Sigurisht duke tentuar që kufijtë tanë, t’i bëjmë kufij imagjinar. Duhet të kemi një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik sidhe të hiqen të gjitha barrierat midis nesh“, u shpreh z.Idrizi.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Nga ana e tij kreu i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, vlerësoi rolin e Shqipërisë për integrimin e Kosovës. Në takim u propozua ngritja e Muzeut të Kujtesës së Krimeve të luftës serbe në Kosovë, siç është Holokausti për hebrenjtë, që t’i kujtojë botës të vrarët dhe të zhdukurit në Kosovë.

“Zoti Idrizi i ka dhënë një përkrahje shumë të veçantë Republikës së Kosovës, pikërisht në atë vend ku nuk ka arritur të dëgjohet zëri i institucioneve të Kosovës, në Këshilin e Europës, për raportin e Dik Martit. Kemi biseduar shumë ngrohtësisht për sfida, të cilat ne na presin, si dy vende të pavarura, në integrimin tonë euroatlantik. Kemi diskutuar edhe për promovimin e identiteteve tona, në të njëtën kohë në interesa tona të përbashkëta që kemi në këtë rrugëtim. Shqipëria është një përkrahje shumë e fuqishme për Kosovë në suksesin e integrimit europian. Vlerësoj rolin e shqiptarëve të Çamërisë për përkrahjen që kanë dhënë për Kosovën“, u shpreh kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjithashtu, Idrizi theksoi se PDIU e ka Çështjen Kombëtare në qendër të vëmendjes të programit të saj dhe i ndjek me vëmendje e ndjeshmëri të madhe zhvillimet në Kosovë. Kreu i PDIU-së vlerësoi qëndrimin e Kosovës, përsa i përket orientimit gjeopolitik drejt alenacës me SHBA-në dhe partnerët e tjerë perëndimorë. Përsa i përket bashkëpunimit ekonomik Idrizi dha një shembull konkret se si mund të afrohen më shumë dy vendet.

“Nuk do ishte ide e keqe, që dy qeveritë të mendojnë për investime strategjike të mëdha si për shembull në fushën energjitike. Konkretisht Shqipëria ka nevojë për energji elektrike në verë, kur nuk ka ujë për hidrocentralet dhe mund të bëhet pjesë e investimeve në termocentralin Kosova C dhe anasjelltasi, Kosova mund të bëhet pjesë e projektit të hidrocentralit të Skavicës. E njëjta mund të vlejë për një port të madh të përbashkët në bregun Adriatik”, theksoi kryetari i PDIU-së.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimin e turizimit mes dy vendeve. Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë tha se do t’i kërkohet Ministrisë së Arsimit që të organizojë vizita të nxënësve në Kosovë, për të njohur qytetet, monumentet, e vendngjarjet kryesore. Gjithashtu, Idrizi theksoi se duhet më shumë angazhim dhe rakordim nga Tirana zyrtare dhe Prishtina, për të ndërtuar një frymë konstruktive bashkëpunimi tek shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës.

“Fragmentimi partiak në Mal të Zi, Preshevë dhe së fundmi në Maqedoni ka bërë që shqiptarët të mos kenë përfaqësimin parlamentar që meritojnë në këto shtete”,  tha kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i cili vlerësoi platformën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni.

Në fund të takimit Veseli e ftoi kryetarin e PDIU-së për një vizitë në Kosovë.

Etiketa: Abaz HadoHalil HyseniKadri VeseliMesila DodaPDIUShpetim IdriziVjollca Braho

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Fleckenstein takim me deputetë të PDIU/ Doda: Folëm për reformën në drejtësi e atë zgjedhore

Fleckenstein takim me deputetë të PDIU/ Doda: Folëm për reformën në drejtësi e atë zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com