Idrizi: Për partinë që do dojë të qeverisë me ne kemi 3 kërkesa – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Për partinë që do dojë të qeverisë me ne kemi 3 kërkesa

15:14 | 21/06/2017
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Çdo parti që do të dalë e parë nga këto zgjedhje dhe do ketë nevojë për ne kemi gati 3 kërkesa: Zgjidhja e Çështjes Çame, Ministria e Diasporës dhe ligji për referendumet”

Ishte kjo deklarata e kreut të Partisë Drejtësi, Intergim dhe Unitet në “Top Show” të gazatarit Alban Dudushi. Idrizi theksoi se Çështja Çame mbetet në qendër të programit të forcës që ai drejton, por me jo më pak këmbëngulje duhet kërkuar edhe Ministria e Diaporës dhe ligji për referendumet që i çon shqiptarët drejt një demokracie më të drejtëpërdrejtë.

“Çështja Çame nuk diskutohet që është në themel por ne kemi kontribuar në reforma. Çështja Çame ka qenë arsyeja që ne kemi qëndruar në koalicion. Por gjithashtu për ne është shumë e rëndësishme një Minsitri e Diasporës. Pothuajse kam arritur dakodësinë me Ramën se ka nevojë për atë minsitri. Ne kemi në plan dhe do të kërkojmë fuqishëm të ndryshojmë ligjin për referendumet se kemi nevojë të kthejmë demokracinë e drejtëoërdrejtë. Çdo parti që do dalë e parë nga këto zgjedhje dhe do të këtë nevojë për ne, këmi gati 3 kërkesa: Zgjidhja e Çështjes Çame, Ministria e Diasporës dhe ligji për referendumet”, tha Idrizi.

I pyetur se cili është ndikimi i PDIU në qeverisjen Rama, duke përjashtuar ndërkombëtarizimin e Çështjes Çame që i njihet hapur kësaj force, Idrizi tha se statusi i naftëtarit dhe ndalesa e kalimit të ligjit për martesat brenda të njëjtës gjini janë disa arritje të tjera të partisë që ai drejton.

“Statusi i naftëtarit është iniciuar nga PDIU dhe është i mabruar, heqja e burgut në rastin e gjobave të bizneseve. Sa i përket ligjit për importin e plehrave jemi e vetmja parti që s’e kemi votuar në Parlament, por edhe ligji për martesat brenda gjinive është ndaluar nga ne”, deklaroi kreu i PDIU.

Idrizi sqaroi se PDIU ka në themel Çështjen Çame por si pjesë e integruar e çështjes kombëtare, pasi sipas tij akuza nuk mund të reduktohet në një kauzë që në vetvete është më e gjerë se interesi i një komuniteti.

“Që në fillim kemi qenë të qartë se çështja çame është kryesorja, por në fokus kemi pasur çështjen kombëtare. Dy nga elementët e çështjes Kombëtare që janë folur më pak është Çështja Çame dhe Bashkimi Kombëtar. Kosova u bë shtet, situata në Maqedoni e në Mal të Zi është përmirësuar po këto çështje janë ende të hapura. Që në momentin që i jam bashkuar PDIU-së e kam pasur të qartë që nuk mund të jetë çështje e një komuniteti. Nuk mund ta rrudhim PDIU vetëm tek kjo çështje”, tha Idrizi.

Të çuditshme dhe pa programe e ka cilësuar Idrizi fushatën, që sipas tij PDIU-në e ka gjetur në korsinë e saj. Megjithë elementin pozitiv të futjes që PD në zgjedhje dhe qetësisë parazgjedhore Idrizi tha se situata është serioze dhe nuk duhet folur për tepsi e timona.

“Ne jemi në korsinë tonë. Kjo fushatë është ndryshe, e veçantë dhe e çuditshme herë-herë. Mos të harrojmë se 3 muaj opozita kishte dalë në rrugë. Basha fliste për çarje gomash e thyerje xhamash dhe dukej sikur mazhoranca ishte e gatshme të hynte e vetme dhe të gjithë ndiheshim në rrezik sepse situate dukej e agravuar dhe në fund përfunduam në një marrëveshje që soli një gjë të mirë dhe duket e qetë. Nga ana tjetër kemi fushatë të çuditshme sepse Republika e Re përfundoi si pjesë e pushtetit. Kam kërkuar gjithmonë që një system më i drejtë është proporcional kombëtar dhe jo rajonal. E dimë pse Shqipria u nda në 5 shtete, po jo pse e ndajnë në 12 qarqe. Nga pikëpamja e programit nuk kam parë të flitet për reforma. Basha flet për ulje të taksave, Rama ma jepni mua timonin. Në një fushatë me tepsi e timona, çdo parti ka sjelljen e vet karshi elektoratit. Zgjedhjet janë shumë serioze sepse do të zgjidhen ata që do drejtojnë vendin në 4 vitet e ardhshme”, tha Idrizi.

Sa i përket planit ekonomik, Idrizi tha se PDIU e sheh të lidhur pazgjidhshmërisht me Kosovën këtë sektor.

“Ne kemi punuar për një kohë të gjatë më ekspertë dhe kemi prekur çështje të ekonomisë, të pronave, të solidaritetit, etj. Ne akoma nuk kemi një ekonomi të qëndrueshme dhe të strukturuar. Ne e shohim programin të lidhur me Kosovën sepse duke i bashkuar ekonominë e dy vendeve ne do kemi mundësi të kemi një treg prej 7 milionë shqiptarësh. Ne mund t’i kombinojmë shumë mirë resurset e njëra-tjetrës. Mundësitë janë pa fund por Kosova ka më shumë këmbime me Serbinë se me Shqipërinë”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU u ndal edhe te plani më i detajuar ekonomik që propozon PDIU ku theksoi se biznesmeni nuk duhet parë si kulak që mund t’i marrës çfarë të duash, ndërsa shtoi se kjo forcë është për taksën 10%.

“Taksa është kontribut për shoqërinë. Ta shohësh biznesin si kulak që mund t’i marrim çfarë të duam nuk është e drejtë. PS flet për taksën progresive duke ndryshuar vetëm taksën mbi fitimin personal që prek më shumë shtrësën e mesme. Ne jemi për taksën 10%. Kush është më efiçent në përdorimin e parave? Biznesi dhe familjet apo një shtet që ka treguar që nuk është efiçent?” –u shpreh Idrizi

Etiketa: Çeshtja çameligji per referendumetMinistria e DiasporësPDIUShpetim IdriziTop Show

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Një-dy-tre, forcë e parë jemi ne!

Një-dy-tre, forcë e parë jemi ne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com