Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Idrizi: Pakt kombëtar për të zgjidhur krizën politike

Nga Ejona 0

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka kërkuar që partitë e mëdha politike të trajtojnë krizën politike në vend.

Në një takim më strukturat në Fier, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka propozuar pakt kombëtar për të tejkaluar situatën, ku sipas të cilit të përfshihen garancitë për një proces të drejtë zgjedhor dhe votimi i reformës për drejtësi.

PDIU beson se kriza mund të kapërcehet nëpërmjet një pakti kombëtar. Një pakt të madh kombëtar, ku të gjithë forcat politike të ulen bashkë, pikërisht për interesin kombëtar dhe interesin qytetar”, u shpreh Idrizi.

Në vijim të takimeve me strukturat e PDIU-së, nga Lushnja Idrizi propozoi ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor duke shmangur nevojën që partitë e vogla të futen në koalicione për të përfituar votën e tyre. Ai, gjithashtu tha se PDIU po përgatit programin, në qendër të të cilit janë ekonomia shqiptare, bashkimi ekonomik me Kosovën dhe zhvillimi i vendit.

Ne kemi një sistem zgjedhor ku parimi stalinist që populli voton, kurse dy partitë e mëdha numërojnë, është fatkeqësisht i instaluar. Ky Kod Zgjedhor i detyron partitë politike të futen në koalicion. Të gjithë partitë e vogla humbasin 500-700 mijë vota, të cilat i kalojnë partive të mëdha që në këtë rast janë edhe numëruese edhe përfituese të këtyre votave. Për të nxjerrë një deputet në Kukës duhet të kesh 30% të votave, për të nxjerrë një deputet në Tiranë duhet të kesh 3% të votave”, tha Idrizi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej