Idrizi: Kur ne i kërkojmë palës Shqiptare zbatimin e Rezolutës për Çamërinë, na përgjigjet Qeveria Greke dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Kur ne i kërkojmë palës Shqiptare zbatimin e Rezolutës për Çamërinë, na përgjigjet Qeveria Greke dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë

08:10 | 19/01/2020
në Kryesore
0

U përkujtua 29-vjetori i krijimit të Shoqatës Patrioke Çamëria.

I ftuar në takimin përkujtimor ka qenë edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Deklarata e plotë e Idrizit:

Read more

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Kur ne i kërkojmë palës Shqiptare zbatimin e Rezolutës për Çamërinë, na përgjigjet Qeveria Greke dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë
Ne s’na tret koha, por rritemi e shumohemi, pas sfidash e kalvaresh pa fund për të çuar Amanetin në vend, e për të qenë krenar për emrin Çam

Shoqata “Patriotike” Çamëria, ka përkujtuar 29-vjetorin e krijimit të saj. Në këtë aktivitetit ishte i pranishëm kryetari i Shoqatës Çamëria, Dritan Sejko, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe një sërë figurash që 29 vite më parë krijuan Shoqatën Çamëria. Kreu i PDIU-së vuri theksin tek përpjekja që çështja çame të njihej nga Greqia dhe si qeveria shqiptare është përpjekur të mos i japë rëndësi, genocidit ndaj komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë.
“Kur ne i kërkojmë palës Shqiptare zbatimin e Rezolutës për Çamërinë, na përgjigjet Qeveria Greke dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë se Çamëria është e barazvlefshme me termin Vorio-Epir.
Kur ne kërkojmë të ngrihet në Çamëri, një varrezë njerëzore e një përmendore kujtesë për mijëra pleq, gra e fëmijë të masakruar si në filmat horror, se ata u masakruan jo në luftë me armë në dorë po në shtëpitë e tyre me bukë në gojë, këta na përgjigjen me ngritjen e Varrezave të ushtarëve Grekë, që erdhën e u sollën si pushtues në Shqipëri, e që Grekët sot refuzojnë ti marrin në shtëpitë e tyre, por pranojnë t’i ngulin si kunja e pyka në kufijtë e Vorio-Epirit.
Kurse Greqia ngre në disa qytete përmendoren e turpit për kriminelin Napolon Zerva.
Kemi kërkuar statusin e minoritet etnik shqiptar dhe statusin e 1927-ës për hapjen e shkollave shqipe, na përgjigjen me ligjin për minoritetet, ku e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete.
Kërkuam heqjen e diskriminimit dhe ndalimit të kalimit në kufi të të moshuarve Çamë që kanë lindur atje, na u përgjigjen me Marrëveshjen e Toponimeve me Greqinë.
Marrëveshje që pikërisht këta të moshuar 78 vjeç e sipër, (se këtë moshë kanë sot ata të fundit që kanë lindur në Çamëri ), të hiqnin nga pasaportat Shqiptare vendlindjet e tyre, Filat, Margëlliç, Paramithi, Pargë, Volë, Igumenic etj, po ka turp me të madh…
Kërkuam 10 vjet me radhë heqjen e ligjit të Luftës me Greqinë, na përgjigjen Grekët pas 9 vitesh, që Po egziston, por Qeveria Shqiptare s’po e kërkon, përkundrazi Rilindasi na kërkoi që të bëhemi lider në Ballkan, madje meqë Greqia nuk njeh as Çamërinë e as Kosovën, ta bëjmë partner Strategjik.
Kërkuam mbylljen e marrëveshjeve me Greqinë për kufijtë tokësorë dhe detarë, kufij të përcaktuar nga Traktati i Firences që në vitin 1923, e që Greqia sot e kësaj dite nuk e ka ratifikuar në Parlament. Na përgjigjet Greqia që me Shqipërinë do zgjerojmë hapësirën Detare nga 6-12 milje”, – u shpre Shpëtim Idrizi.
Z.Idrizi tha se amanetin për çamërinë nuk e tret as dheu.
“Kanë kaluar 107 vjet që kur Shqipëria u aneksua nga Greqia. Kanë kaluar 29 vjet nga krijimi i Shoqatës Patriotike Çamëria. Shumë data e shume vite duken , por siç thotë një fjalë e urtë e jona “Amanetin s’e tret as dheu “
Kjo është arsyeja që Ne s’na tret koha, por rritemi e shumohemi, pas sfidash e kalvaresh pa fund për të çuar Amanetin në vend, e për të qenë krenar për emrin Çam.
Shqiptarëve të Çamërisë u duhet jo vetëm të mbajnë gjallë, historinë, kulturën këngët e vallet, identitetin e tyre, por dhe barrën dhe burrërinë, të ngrejnë “Gurin e Sizifit” pa u lodhur, pa u dorëzuar nga sfidat e kohës, në majën e plotësimit të Amanetit, Kthimin në Çamëri, drejtësi njerëzore dhe hyjnore për mijëra të vrarë, të masakruar e te dëbuar, nga bandat e Napolon Zervës”, – theksoi kreu i PDIU-së.
Kryetari i Shoqatës Çamëria Dritan Sejko tha se: 9 vjet pas miratimit të Rezulotës për shqiptarët e Çamërisë, ajo duhet të jetë udhërrëfyesi për çdo qeveri, për të çuar drejt zgjidhjes çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Politika autoritariste e Rilindjes nuk e zbeh çështjen tonë, ndaj forca jona do të çojë përpara amanetin e të parëve tanë.
Në takim përshëndetën edhe historian Enver Kushe, një nga themeluesit e Shoqatës Çamëri dhe Gazetës “Çamëria”, i cili theksoi se puna e palodhur, jo vetëm e të parëve por edhe e jona, do të çojë drejt zgjidhjes çështjen Çame.
Ndërsa kryetari i Shoqatës në degën Vlorë, Suard Alizoti tha se brezi i ri mban mbi shpatulla amanetin për të çuar përpara çështjen çame.
Në aktivitet u dhanë edhe pllakatat e mirënjohjes për mbështetësit e çështjes çame:
Avdul Sulejmanit, I cili me emsionin “Le Iene” ndërkombëtarizoi çështjen jashtë kufijëve,
Enver Kushit, Resmi Osmanit, poetit Agim Doçi dhe gazetarit Arben Iljazi.

Etiketa: kreu i pdiu-seshoqata patriotike “Çamëria”Shpetim Idrizi

Të Lidhura

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Para
Detaje nga atentati ndaj Nikollaq Çepajt, 10 persona shoqërohen në polici

Detaje nga atentati ndaj Nikollaq Çepajt, 10 persona shoqërohen në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com