Idrizi: I garantoj grekët se kthimi ynë në truallin tonë është vetëm çështje kohe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: I garantoj grekët se kthimi ynë në truallin tonë është vetëm çështje kohe

14:36 | 09/06/2017
në Shqiperi
0

Kreu i PDIU reagon pas ankesës së ambasadores së Greqisë për vendosjen e gurëve të Filatit në Sheshin “Skënderbej”: Çamëria është truall shqiptarë i zaptuar dhunshëm nga shteti grek dhe se Çamëria ka zotët e vet e ata janë shqiptarë.

Vendosja e gurëve të Filatit në Sheshin “Skënderbej”, krahas me gurë nga të gjitha trojet shqiptare, ka shkaktuar reagimin e ambasadores së Greqisë në vendin tonë. Pala greke e ka kundërshtuar vendosjen e gurëve të Çamërisë në Sheshin “Skënderbej”, ndaj për këtë ka reaguar ashpër edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Përmes një deklarate për mediat, Idrizi i kujton palës greke se gurët e Filatit janë në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar, krahas gurëve që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare. Idrizi thekson:

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Është habi e madhe se si ka gojë Greqia të ankohet, kur dihet që jo vetëm ka gllabëruar trojet etnike shqiptare dhe mohon të drejtat e pakicave etnike, por ka ushqyer vazhdimisht pretendime të tjera ndaj territorit shqiptar. Mjafton të shikohen emrat e qyteteve të Republikës së Shqipërisë të gdhendur në murin e Parlamentit në Sheshin “Sintagma” të Athinës për të kuptuar që oreksi shovenist i Megalo Idesë vazhdon të jetë gjallë në politikën greke“, shkruan Idrizi. Kreu i PDIU-së ka reaguar fort ndaj qëndrimeve të palës greke duke theksuar se Çamëria është truall shqiptar i zaptuar dhunshëm nga shteti grek dhe se Çamëria ka zotët e vet e ata janë shqiptarë.

“Unë e siguroj atë, që kthimi ynë në atë truall, është vetëm çështje kohe” thekson Idrizi.

Deklarata e plotë

Ankimi i bërë nga ambasadorja e Greqisë për vendosjen e gurëve të Filatit nga krahina shqiptare e Çamërisë në sheshin Skënderbej është jo vetëm një ndërhyrje e ulët në punët e brendshme të Shqipërisë, por edhe një fyerje ndaj historisë së kombit shqiptar. Në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar janë vendosur gurë nga të katërta anët e trungut etnik shqiptar dhe kuptohet që Çamëria është pjesë e pamohueshme e historisë së kombit tonë. Përpos kësaj, më habit se si ka gojë Greqia të ankohet, kur dihet që jo vetëm ka gllabëruar trojet etnike shqiptare dhe mohon të drejtat e pakicave etnike por ka ushqyer vazhdimisht pretendime të tjera ndaj territorit shqiptar. Mjafton të shikohen emrat e qyteteve të Republikës së Shqipërisë të gdhendur në murin e Parlamentit në sheshin Sintagma të Athinës për të kuptuar që oreksi shovenist i Megali Idesë vazhdon të jetë gjallë në politikën greke. Prandaj i bëj thirrje ambasadores greke, që të heqi dorë nga çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën apo për të shtrëmbëruar historinë e Çamërisë, dhe të pranojë njëherë e mirë që ai truall që është zaptuar dhunshëm nga shteti grek, ka të zotët e vetë, dhe ata janë shqiptarë. Unë e siguroj atë, që kthimi ynë në atë truall, është vetëm çështje kohë. #VeçNjëAtdhe

Etiketa: Cameriaçështje koheIdrizi: I garantoj grekët se kthimi ynë në truallin tonë është vetëm çështje koheSheshi SkënderbejSheshin "Sintagma"Shpetim Idrizi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Temperatura ekstreme në muajt korrik dhe gusht

Temperatura ekstreme në muajt korrik dhe gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

20:37 | 15/03/2026
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

20:19 | 15/03/2026
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

20:05 | 15/03/2026
Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

19:41 | 15/03/2026
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

18:57 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –
  • Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –
  • Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –
  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –
  • Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com