Idrizi-Gacek: Rama po përdor shtetin në fushatë, jemi në kufijtë e një regjimi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi-Gacek: Rama po përdor shtetin në fushatë, jemi në kufijtë e një regjimi

17:26 | 01/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi priti sot në një takim shefen e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021, Ursula Gacek.

Idrizi ka deklaruar për mediat se ka informuar shefen e ODIHR me problemet që po hasen gjatë fushatës elektorale, të denoncuara vazhdimisht nga PDIU.

Kreu i PDIU ka denoncuar tentativat e njerëzve pranë qeverisë për blerjen e votave, përdorimin nga qeveria të administratës publike e cila nga 120 mijë të punësuar, në muajt e fundit ka shkuar në 180 mijë thjesht e vetëm për vota, përdorimi i resurseve publike, i fondeve të shtetit në fushatë si dhe angazhimi i elementëve kriminalë në zgjedhje, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

“Vlerësuam misionin e ODIHR në vendin tonë, shpjeguam që Shqipëria është në krizë të rëndë politike ekonomike, sociale dhe emigrimi. Në Shqipëri janë prishur ekuilibrat e demokracisë. Shqipëria ka sot një demokraci hibribe, jemi në kufijtë e një regjimi. Po hyjmë në këtë klimë politike konfliktuale, ku Edvin Rama po përdor të gjithë shtetin përmes punësimeve, siç është rritja e numrit të punonjësve të administratës publike nga 120 mijë në 180 mijë. Rreth 30 mijë qytetarë janë punësuar në administratë vetëm muajt e fundit.

Konstatova se, siç është thënë edhe nga ODIHR në raportin e 2017-ës, shohim sërish shitblerjen e votës, fenomen ky mjaft i rrezikshëm për standardet e zgjedhjeve. Kemi përdorimin e burimeve të shtetit siç është dhënia e legalizimeve për vota, përdorimi i fondeve publike sa për efekt elektoral, gjithashtu shpërndahen ndihma, shpërndahen para në funksion të zgjedhjeve, duke përdorur të gjitha format e influencës të paligjshme në fushatë dhe duke ushtruar një presion të jashtëzakonshëm tek ato që janë në punë shteti.

Elementët kriminalë në zgjedhje janë një tjetër shqetësim i denoncuar nga ne dhe opozita në tërësi. Mosndëshkueshmëria e dosjes 184 ka inkurajuar sërish elementët e krimit të ndërhyjnë edhe në këto zgjedhje. Këto parregullsi ne po i vërejmë tani dhe cënojnë në tërësi klimën parazgjedhore”, u shpreh Idrizi.

Kryetari i PDIU ka evidentuar edhe probleme sa i takon administrimit të zgjedhjeve. Idrizi kujtoi grabitjen e mandatit të PDIU në vitin 2017 në Qarkun e Tiranës, nga komisionerë partiakë.

“Shqipëria ka eksperiencë negative me administrimin zgjedhor, siç janë problemet e numërimit të cilat ekzekutuan mandatin e PDIU-së në vitin 2017 në Qarkun e Tiranës, prej numëruesve të Partisë Socialiste. U ndalëm edhe në rëndësinë e çështjes së identifikimit të votuesve. Bëmë me dije problematikën e heqjes së numëruesit për PDIU në komisionet e numërimit të votave. Do ishte mjaft e rëndësishme që kopjet e kamerave gjatë numërimit të votave ruheshin, që kjo të shërbente si provë për ankimimet, por edhe procesi i numërimit të transmetohej në kohë reale, ku çdo forcë politike të kishte mundësinë t’i numëronte edhe vetë votat, përmes livestream”, deklaroi ndër të tjera, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Nga ana saj, shefja e misionit vëzhgues të ODIHR, Ursula Gacek, pasi u njoh me shqetësimiet e z.Idrizi, garantoi se për çdo problematikë që lidhet me procesin e administrimit zgjedhor, do të ketë një kontakt të vazhdueshëm nga misioni si dhe do të administrohet çdo provë apo denoncim nga forcat politike. “Inkurajojmë çdo lloj denoncimi që vjen nga partitë politike në fazën parazgjedhore. Misioni i ODIHR do të ketë kontakte të vazhdueshme me qëllim adresimin e të gjitha atyre problemeve që mund të cenojnë procesin elektoral. Kemi theksuar se me rëndësi për Shqipërinë është që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet mbeten kushti kryesor për rrugëtimin europian të vendit”, tha ajo.

Etiketa: edi ramaKryetari i PDIUShpetim IdriziUrsula Gacek

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
KQZ-ja miraton vendimin, ja si do të ndahen 140 milionë lekë për partite politike

Zyrtare, KQZ rrëzon kërkesën e PS-së, miraton fletën e votimit me emra (film)

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com