Ide të çuditshme gjeopolitike

Duhet të lëçisni

Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus...

Vdekja e 23 të moshuarve pasi u vaksinuan në Norvegji, OBSH nis verifikimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur verifikimet për vdekjen e 23 të moshuarve në Norvegji, pasi u vaksinuan kundër koronavirusit. OBSH është në kontakt me...

Lajm i keq nga Pfizer, kompania do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Europë

Kompania amerikane Pfizer, që momentalisht është prodhuesi më i mad hi vaksinave kundër koronavirusit, ka marrë vendimin që të zvogëlojë përkohësisht dëgimin e dozave...

Futen në grevë tre zyrtarë të Kryeministrisë në Kosovë

Tre zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit në Kosovë kanë njoftuar se kanë hyrë në grevë. Këshilli Grevist që përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari...

Nga Shaban Murati

Hedhja në publik e ideve dhe e projekteve gjeopolitike është një hoby intelektual në modë, por kur këto ide lëshohen nga personalitete të rëndësishëm, që kanë pasur poste të rëndësishëm në shtete të rëndësishëm, bëhet e këshillueshme të ndalesh mbi to. E tillë është edhe idea, që parashtroi ish-kryeministri i Francës, Jean Pierre Raffarin (2003-2005) për krijimin e një grupimi të ri prej katër shtetesh të mëdha europiane dhe aziatike. Në një intervistë në “Journal du Dimache” të 24 qershorit 2018 Raffarin deklaron se “E ardhmja e Europës është e lidhur me krjimin e një poli të fuqishëm europian në një Euroazi të qendrueshme. Ky hark i stabilitetit duhet të bazohet në një grup të katër shteteve, Francë, Gjermani, Rusi dhe Kinë”.
Meqë propozuesi, i cili hedh idenë e një projekti të aleancës së katër shteteve të mëdha, dy nga Europa dhe dy nga Azia, ka qenë kryeministër i një shteti të madh dhe të rëndësishëm si Franca, mund të mendohet se ai shpreh, të paktën, frymën apo prirjen e një grupi të caktuar politik dhe ekonomik të rëndësishëm në isteblishmentin francez.
Çfarë don të thotë krijimi i një aleance apo poli të ri të fuqisë globale me katër shtete: Francë, Gjermani, Rusi dhe Kinë?

Së pari, do të thotë që ky projekt përjashton Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga pjesëmarrja dhe roli në këtë aleancë të re të fuqisë globale. Ish-kryeministri francez nuk e fsheh madje se një nga motivet e krijimit të këtij grupimi të ri fuqishëm është pikërisht kundërshtimi i politikës amerikane dhe më konkretisht i presidentit Trump, “kursi i të cilit vë në dyshim gjëra themelore”.
Së dyti, projekti i ish-kryeministrit francez përjashton Aleancën Atlantike si garante dhe pol të fuqisë globale dhe bosht i arkitekturës së sigurisë në kontinentin europian. Ai bën thirrje që “të revizionojmë aleancat tona gjeostrategjike”.
Së treti, ish kryeministri francez përjashton Bashkimin Europian si fuqi globale dhe nga kjo organizatë i jep vetëm Francës dhe Gjermanisë privilegjin e të qenit pjesë e grupimit të ri. Ai nuk shprehet se përse duhen lënë jashtë grupimit të ri shtete të tjera të mëdha europiane si Britania e Madhe, e cila është edhe fuqi bërthamore, apo Italia dhe Spanja.
Së katërti, ish-kryeministri francez nuk përfshin në grupimin e ri të fuqisë botërore Indinë, kolosin demografik dhe ekonomik të Azisë dhe fuqi bërthamore, pa të cilën vështirë se mund të mendohen rregullime apo formatime gjeopolitike aziatike dhe globale.
Nuk është e qartë përse ish-kryeministri francez vendosi ta hedhë tani idenë e tij për një aleancë të re globale të katër shteteve. Ndoshta mund të jetë ndikuar nga idea e presidentit amerikan Donald Trump, i cili sipas gazetës amerikane ”Uashington Post” të datës 29 qershor, i ka sugjeruar Presidentit francez Macron gjatë bisedimeve të tij në Shtëpinë e Bardhë në prill të këtij viti, që Franca ta braktisë Bashkimin Europian. Nëse është kështu, nuk duket shumë e arsyeshme që një ideje gjeopolitike të çuditshme t’i kundërvihesh me një ide tjetër të çuditshme gjeopolitike.
Shtetet e mëdha bëjnë lojra të mëdha gjeopolitike, por shtetet vegjël bëjnë mirë t’i ndjekin me vëmendje se çfarë ndodh dhe çfarë mund të ndodhë.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus...

Vdekja e 23 të moshuarve pasi u vaksinuan në Norvegji, OBSH nis verifikimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur verifikimet për vdekjen e 23 të moshuarve në Norvegji, pasi u vaksinuan kundër koronavirusit. OBSH është në kontakt me...

Lajm i keq nga Pfizer, kompania do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Europë

Kompania amerikane Pfizer, që momentalisht është prodhuesi më i mad hi vaksinave kundër koronavirusit, ka marrë vendimin që të zvogëlojë përkohësisht dëgimin e dozave...

Futen në grevë tre zyrtarë të Kryeministrisë në Kosovë

Tre zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit në Kosovë kanë njoftuar se kanë hyrë në grevë. Këshilli Grevist që përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari...

Dalin shifrat në 24 orët e fundit: Shumë raste të reja me COVID-19, ulet numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatën së COVID-19. Në 24 orët e fundit në...