Një 53 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 10 vite burg për trafik droge është vënë sot në pranga nga Policia e Kukësit.
Është finalizuar me sukses operacioni “Helshan”. Si rezultat u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Arif Çela, 53 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.