Ishin në terr por tashmë kanë mbetur jetimë. Kjo është tragjedia që ka prekur 8 fëmijët e familjes Bregu në Shkodër. Babai i tyre humbi jetën pasi ka hipur në shtyllë për të rilidhur energjinë elektrike por kontakti me rrymën ka rezultuar fatal për të.
Mësohet se 51-vjeçari Bregu, së bashku me familjen e tij jetonte në kushte të vështira ekonomike.